Categories Lajme

Çështja e Valbonës në Parlamentin Europian, ambientalisti: Është projekt korruptiv, duhet të anullohet

Ambientalisti Abdulla Diku, u shpreh gjatë një interviste për Televizionin Fax News se çështja e Parkut Kombëtar të Valbonës do të diskutohet në Parlamentin Europian me 7 mars të këtij viti, dhe pas kësaj kjo çështje do të denoncohet në çdo institucion ndërkombëtarë që do t’i dëgjojë.

“Edhe pas diskutimeve në Parlamentin Europian, ne do të vijojmë ta çojmë çështjen e Valbonës në çdo institucuion ndërkombëtar kudo që do të dëgjohemi”, – u shpreh Diku.

Ai bëri të ditur se Valbona do të përfaqësohet nga banorët e zonës, ekspertët apo ambjentalistët që e njohin natyrën dhe problematikat që mund të shkaktojnë ndërtimet e HEC-ve si dhe nga organizta TOKA.

“Nuk është i mundur anullimi i të gjitha projekteve për ndërtimin e HEC-ve, pasi kjo do të kishte një kosto shumë të madhe ekonomike, por ai i Valbonës mund të realizohet sepse janë konstatuar plot parregullsi dhe shkelje pasi në kontratë rezultojnë firma të njerëzve që nuk jetojnë më”, – u shpreh ndër të tjera ambjentalisti.

Ai tha gjithashtu se organizata “TOKA” ka ngritur padi penale për falsifikimet e çertifikatave që janë bërë për mbledhjen e firmave të banorëve.

Abdulla Diku deklaroi se komuniteti nuk gjeti mbështetje për të mos dhunuar zonat e mbrojtura por edhe resurset me të cilat ata jetojne.

“Komuniteti nuk gjeti mbështetje për të mbrojtur këto zona. Ato po dëmtohen nga betonizimi. Oligarkët shkojnë iu marrin ujin tokat e gjithçka kanë. Banorët nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të protestojnë dhe ti mbrojnë ato në të kundërt do të migrojnë sepse nuk kanë zgjihje tjetër”.

Ai paralajmëroi se pas Valbonës do të ketë edhe zona të tjera të mbrojtura që janë planifikuar dhe po planifikohen që të shfrytëzohen barbarisht për përfitime ekonomike.

Kujtojmë se më 7 mars të këtij viti, çështja e Valbonës do të dëgjohet në Parlamentin e Bashkimit Europian gjatë një konference me titull “Ruajtja e lumenjve të Ballkanit: Rezistenca e hidrocentraleve në Ballkan dhe Shqipëri”.

Kjo konferencë u organizua pas përvojës së delegatëve të BE në Valbonë në vitin 2018, kur u shfaq një dokumentar i BIRN-it lidhur me konfliktet e vazhdueshme në hidrocentralin në Valbonë dhe dëmtimi i bërë në Parkun Kombëtar më të dashur të Shqipërisë.

Përpara disa muajsh, Ambasadori Donald Lu, ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin dhe ambasadori i OSBE-së, Berndt Borchard, i kanë drejtuar një letër Kryeministrit Edi Rama, lidhur me ndërtimin e HEC-eve në Valbonë.

Në këtë letër  ambasadorët shprehen se në studimin e kryer në Valbonë ka patur mangësi serioze në vlerësimin e ndikimit që ka në mjedis ndërtimi i HEC-eve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Në kërkim për vrasje, arrestohet 40 vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 40-vjeçar, të shpallur në kërkim për tentativë vrasje. Burime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, sa shkojnë temperaturat në fundjavë

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga rryma ajri më të ngrohta mesdhetare ku presim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME