Categories Lajme

Dy vjet i zhdukur pa asnjë gjurmë, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinajt nga ‘Metamorfoza1’

Prokuroria e Posaçme (SPAK), dha detaje nga mbyllja e hetimeve për dosjen Metamorfoza 1, ku dërgoi për gjykim 7 persona, përfshirë biznesmenin Pëllumb Gjoka, Behar Bajrin, ish-prokurorin Xhevahir Lita, apo ish-shefin e operacionales Oltion Bistri. Por në fund të njoftimit, SPAK, thotë se ka veçuar dosjen për personat e tjerë që dyshohen si të implikuar, për të cilët nuk është ekzekutuar ende masa e sigurisë. Në këtë listë bën pjesë dhe ish-bosi i lojërave të fatit, i cili prej afro dy vitesh rezulton i humbur pa gjurmë. I shumëkërkuari i policisë shfaqet në bisedat me Behar Bajrin të cilit i kërkon vrasjen e Gjin Ndojit.

Dhjetëra operacione janë bërë për gjetjen e Martinaj,  por deri tani nuk kanë arritur në asnjë konkluzion zyrtar në lidhje me fatin e tij. Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të vitit 2022. Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Edhe pse kanë kaluar afro dy vite nga zhdukja dhe ka kaluar çdo afat i dhënë për zbardhjen e ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do të blihet me 91.9 lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se kthyen magazinën në “shtëpi bari”, arrestohet pronari dhe drejtori i OSHEE në Peqin

Pronari i një magazinë që përdorej për kultivimin e drogës është arrestuar së bashku me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Babai plagos të bijën dhe vret veten/ Vajza në prag divorci, çfarë e shkaktoi tragjedinë në Lushnje

Lushnja u trondit ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë kur babai Behar Musaku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tre vëllezër në banesë, kush ishte “shënjestër” e tritolit në Fushë Krujë?

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me lëndë plasëse që u regjistruar mbrëmjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krimi i rëndë/ Familjarë dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit 40-vjeçares Enkelejda Danaj (Limaj) të shtunën në Vlorë

Familjarë dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit 40-vjeçares Enkelejda Danaj (Limaj) këtë…

LEXO ME SHUME