Categories Lajme

Kush është polici i video-skandalit, heqja dhe rikthimi në detyrë

Punonjësi i policisë Berhan Bajrakurti ka mohuar akuzat e nënës së 15-vjeçares, e cila bëri publike videon dërguar së bijës, ku polici shfaqej duke kryer veprime të turpshme.

Zyrtarë të shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat nga Tirana kanë marrë në pyetje për më shumë se një orë efektivin Bajrakurti, i cili ka mohuar t’i ketë dërguar video me përmbajtje seksuale vajzës së mitur. Por pavarësisht këtij pretendimi, Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Shkodrës kanë nisur hetimet.

Efektivi i Policisë së Malësisë së Madhe, Berhan Bajrakurti rezulton të jetë përjashtuar nga policia në vitin 2008. Gjatë kësaj kohe, ai ka punuar si fatorino në autobusin e linjës Shkodër-Koplik. Burime nga Policia e Shtetit thonë se ai asnjëherë nuk ka qenë në pozicione drejtuese të paktën deri kur u lirua nga detyra. Përjashtimi nga policia erdhi pasi u arrestua nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, pas dyshimeve se kishte futur sende të jashtëligjshme në dhomat e paraburgimit në policinë e Shkodrës.

Pas kësaj ai u arrestua si i dyshuar nga SHKB dhe qëndroi i ndaluar për pak kohë, por gjykata i dha pafajësinë, vendim që ai mund ta ketë përdorur për t’u rikthyer në radhët e policisë në vitin 2015. Gjatë kësaj kohe ka shërbyer në komisariatin e policisë së Malësisë së Madhe. Gjithashtu mësohet se Bajrakurti ka qenë komisioner i Partisë Socialiste në Malësinë e Madhe në zgjedhjet lokale të 2015-s.

Inspektori Bajrakurti është i martuar dhe baba i 4 fëmijëve, tri vajzave dhe një djali. Të hënën, nëna e 15-vjeçares nga fshati Gruemirë denoncoi në media se 53-vjeçari e përndiqte prej kohësh vajzën duke e telefonuar e duke u zhveshur përpara saj. Për të vërtetuar pretendimet e saj, nëna publikoi edhe një video ku Bajrakurti kryente veprime të turpshme në telefon.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafisti nga Vlora: Në kohën e Enverit sukses ishte të kishe një femër të bukur

74-vjeçari nga Vlora, i cili e ka pasur gjithë jetën e tij të lidhur ngushtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat\Ra në kontakt me energjinë bashkë me dy punonjës, humb jetën 40 vjeçart në spital, pronari i hotelit në Dhërmi

Pronari dhe dy punonjës të një hoteli në Dhërmi ranë në kontakt me energjinë elektrike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më rrahu në mes të lagjes”/ Nëna denoncon dhunën, djali justifikohet: Dy shpulla ishin

“Punë Pa Teka” transmetoi rastin kur një person ka dhunuar nënën dhe bëllain e dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FOTO/ Miliona euro të sekuestruara, ku i fshihnin paratë “baronët” e krimit shqiptar

SPAK ka njoftuar zyrtarisht mbi operacionin ku u goditën 7 grupe kriminale të rrezikshme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 28-vjeçari në Fier, pranga edhe blerësve

Një 28-vjeçar nga Memaliaj është arrestuar pasi u kap duke transportuar 1.2 kg lëndë narkotike…

LEXO ME SHUME