Kuzhina

Kek me rrush të thatë

Receta e kekut me rrush te thate qe po ju paraqesim me poshte, eshte nje embelsire shume e bute dhe e lehte per tu konsumuar per mengjes ose per zemer se bashku me nje gote qumesht apo çaj.

Perberesit

260gr miell 00

250gr gjalp ne temperature ambjenti

250gr sheqer

150gr rrush te thate

3 veze te plota+2 te verdha

80ml konjak

1 pako te  vogel pluhur pjekes

1 pako te vogel vanilje

lekuren e 1 limoni

pak kripe

Vendosim per tu regjur ne nje ene rrushin e thate se bashku me konjakun per rreth gjysme ore (nese do t’ia sherbeni edhe femijeve, zevendesojeni konjakun me uje ose arome rumi te tretur ne uje).

Nderkohe, rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik gjalpin me sheqerin derisa te formohet nje perberje e fryre dhe me ngjyre te hapur. Shtojme vezet e plota nje nga nje duke patur kujdes te mos shtojme te dyten nese e para nuk eshte thithur plotesisht nga perberja, dhe ne fund shtojme edhe te verdhat.

Hedhim miellin e situr, pluhurin pjekes, pak kripe, vaniljen, lekuren e limonit dhe i perziejme shume mire te gjithe perberesit me ndihmen e nje spatule derisa te formohet nje brume homogjen.

Shtrydhim rrushin e thate i cili tashme duhet te jete gati, e kalojme ne pak miell dhe e bashkojme me brumin qe perftuam me siper.

E hedhim perberjen ne nje forme drejtkendore (prej plumcake) me gjatesi rreth 26cm te cilen e kemi lyer me pak gjalp dhe miell dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 170°C per rreth 40 minuta, duke bere gjithmone ne fund proven e pirunit.

E leme te ftohtet per disa minuta ne temperature ambjenti, me pas e heqim nga forma me kujdes dhe e leme te ftohet plotesisht perpara se ta sherbejme te prere ne feta

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe

Close
Back to top button