Categories Bota, Lajme

Tetë të vdekur nga zjarri në ndërtesën tetë katëshe në Francë

Tetë persona humbën jetën nga zjarri që përfshiu një ndërtesë në jugperëndim të Parisit, raporton Shërbimi Zjarrfikës i kryeqytetit francez.

Ndërkohë 30 persona të tjerë, mes tyre dhe tre zjarrfikës, mbeten të plagosur. Një prej tyre mësohet se është në gjendje të rëndë.

“Numri mund të rritet ende, sepse zjarri është ende në zhvillim në katin e 7 dhe 8 të ndërtesës tetë katëshe”, tha një zëdhënës i shërbimit zjarrfikës për agjencinë e lajmeve AFP.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin në njësinë 16 në Paris.

Policia ka arrestuar një femër, si person i dyshuar për zjarrin. Prokurori i Parisit, Remi Heitz, thotë se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Zjarri u përhap në dy katet e ndërtesës së viteve  1970 të hënën gjatë natës, duke detyruar disa banorë të hidhen në çatitë më të afërtat për t’i shpëtuar flakëve dhe tymit.

200 zjarrfikës u erdhën në ndihmë, duke ndihmuar ata që kishin mbetur mbi çati.

Rreth 30 persona u evakuan me shkallë.

“Kur arritëm, ne u ballafaquam me një situatë apokaliptike. Shumë njerëz po bënin thirrje për ndihmë nga dritaret”, tha zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës.

Ndërtesat përreth në zonën luksoze jo shumë larg Kullës Eifel janë evakuar si masë paraprake.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME