Categories Lajme

Përgjimet/ Si e ndihmoi doganieri kryetrafikantin të largohet

Ditë më parë Policia e Shtetit në partneritet me agjentë të ambasadës Amerikane, përfunduan me sukses operacionin e koduar “Rruga e Gabuar”, ku në pranga ranë 36 persona të cilët kishin shtrirë aktivitetin në trafikun e klandestinëve.

Midis klandestinëve që ndihmonin, ky grup siguronte dokumente të falsifikuar edhe personat me precedentë të rrezikshëm penalë.

Qëllimi ishte për ti ndihmuar këta persona, për ti shpëtuar drejtësisë vend.

Një nga këto raste është edhe ai i shtetasit Hajri Seferi, pjesë e bandës së Shijakut, një nga personat kyç në trafikun e drogës.

Sipas një shkrimi të botuar në Shqiptarja.com, Hajri Seferi ishte personi që krijonte lidhjet e trafikut të drogës midis bandës së Shijakut dhe bandave të tjera që e transportonin jashtë.

Seferi kishte si bashkëpunëtor një polic, i cili dekonspironte aksionet sa herë ai ishte në rrezik.

Në operacionin “Rruga e Gabuar”, Hajri Seferi del sërish në përgjime.

Elmas Bilbili, oficer policie në pikën kufitare të Kakavijës, i ka krijuar mundësinë Seferit të largohet nga pika kufitare,  në këmbim të një shume prej 2 mijë eurosh, pikërisht në momentin kur emri i Bajrit doli në dosjen 339.

Sipas Prokurorisë, shtetasi Dritan Gramozi, ka pajisur me pasaportë false shtetasin Hajri Seferi.

Po kështu ka ndihmuar edhe shumë persona të tjerë të kalojnë nga pika doganore për në kufirin e gjelbërt.

Një nga përgjimet e kapura është edhe ai midis shtetasit Aleksa Kamaj dhe një personi të paindetifikuar, që flasin për një shumë prej 600 eurosh për kalimin e një personi në Janinë

Biseda mes Aleksia Kamajt dhe numrit që përfundon me 394:

Aleksia -Hë ore

394- Dëgjomë

Aleksia -Hë

394- Të lutem sa lekë të ju them unë atyre

Aleksia – Për ku janë ato

394-Deri në Janinë janë ato

Aleksia -600 euro thuaju atyre

394- Kur të vije ato të them unë ty

Aleksia -Po mirë

394-Po unë kam ndonjë kafe

Aleksia -Do të nxjerr diçka se i don ai tjetri, 500 euro për kokë të Reit

394-Po mirë të paktëm

Në një tjetër bisedë të përgjuar, shtetasja Aleksia Kamaj, e cila funksiononte si bazë për rekrutimin personave që donin të kalonin kufirin, kërkon 1500 euro për kalimin e një personi për në Itali.

Biseda mes Aleksia Kamajt dhe numrit që përfundon me 394:

394-Ca bën

Aleksia -Hic tek Lili jam

394-Kam një person për në Itali, sa lek bën

Aleksia -600 euro

394-Ka më pak se ja dhash atij tjetrit

Aleksia -Do 600 euro taksia

394-Tani I çon Lavdoshi

Aleksia -Më pak se 1500 euro ska

394-E mirë flasim D.l3       

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME