Categories Lajme

Ministrja e Infrastrukturës: Jemi të hapur për përmirësimin e projektit te Unaza e Re

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku përmes një deklarate për mediat u shpreh sot se është e hapur për rishikimin me qëllim përmirësimin e projektit të lotit të tretë të Unazës së Re, por kurrsesi anulimin. “Sot kam dalë në këtë komunikim mbi nevojën për ti dhënë fund aludimeve mbi projektin e Unazës së Re për ti bërë qartë kujtdo se projekti është i përmirësueshëm, por jo i bllokushëm apo anulueshëm. Nuk mund të merret peng nga askush. Informoj se loti i dytë dhe i tretë vijojnë sipas procedurave, procesi i shpronësimeve është në vijë sipas ligjit.

Familje në mes të katër rrugëve ne nuk do të lemë. Prishja e godinave që pengojnë projektin do të vijojnë. Vetëm pak ditë më parë bashkia ka kaluar 5 plane zhvillimi për parcela buzë unazës, që u japin banorëve mundësinë e zhvillimit të pronës, kur janë pa dokumente. Specialistët do të zhvillojnë tryezë diskutimi me bashkinë për lotin e tretë. Te nyja strategjike e sheshit Shqiponja do të konsiderohet me seriozitet. ARRSH të përgatitet që cdo garë të jetë para kamerave dhe publikut” tha ajo. Reagimi i ministres erdhi pas kërkesës së Presidentit për anulimin e projektit.

d.ba./b.ha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME