Categories Lajme

Manovra për të shmangur përgjegjësinë e Otrantos, Italia i konsideron të parregullta prokurat e familjarëve që humbën të afërmit e tyre

Tragjedia e marsit të 1997-ës është një nga më të rëndat e popullit shqiptar. Kujtojmë se në këtë datë, në kanalin e Otrantos, në përpjekje për të shkuar drejt Italisë, u mbytën 58 shqiptarë, të cilët po udhëtonin me anijen “Kater i Radës”. Kjo e fundit u godit nga një anije ushtarake italiane, e quajtur “Sibilia”.

Këtë tragjedi, gjykata italiane, e ka quajtur si një incident, në përpjekje për të ndaluar valën e emigrantëve. Prokurori i çështjes, Giuseppe  Vignola, vendosi të lirojë nga akuzat kapitenin e “Sibilias”, Laudadio, me pretekstin se fajtor për fundosjen e anijes me shqiptarë, ishte manovra e gabuar e kapitenit të “Katerit”. Megjithatë pamjet filmike të siguruara vërtetojnë komplet të kundërtën, pasi anija italiane, ka çarë në mes “Katerin”.

Sipas familjarëve të viktimave shteti italian i detyrohet atyre mbi 2 milion euro. Ndërkohë Gjykata Administrative e Lecces, ka hedhur poshtë kërkesën e 24 të afërmve të viktimave.  Sipas gjykatësit, në prokurat e dorëzuara nga familjarët ka parregullsi në të dhënat e tyre, si emrat apo vendlindja. Për këtë arsye, ministria e Mbrojtjes nuk do të paguajë për  viktimat.

Njëri nga të afërmit e viktimave ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania. Ai ka humbur nga tragjedia nënën 40 vjeçe, si dhe dy motrat njëra 11 dhe tjetra 14. Sipas tij Gjykata Administrative e Lecces, po bën çmos që shteti italian të mos paguajë për 25 prej viktimave, me pretekstin se dokumentacionet e paraqitura janë të parregullta.

E ndërkohë që autoritetet italine po bëjnë çdo manovër të mundshme për të shmangur përgjegjësitë dhe detyrimet e tyre për tragjedinë e Otrantos, shteti ynë qëndron sërisht duarkryq, ashtu siç bëri për 30 vite, duke mos mbrojtur interesat e shtetasve të vetë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME