Categories Lajme

Masivi shkëmbor bie pranë banesës

Pesë pjesëtarët e familjes Përlleshi në Torovicë shpëtuan mrekullisht. Dy shkëmbinj nga mali ranë pranë shtëpisë së tyre.

“Sa jam ulur për të pirë kafe, është tronditur brenda në shtëpi. Një tërmet i paparë. Ju po e shihni këtë ngjarje. Kam dalë jashtë i habitur. Nuk e dija nga të shkoja”, u shpreh Prend Përlleshi.

E zonja e shtëpisë, Valentina Përlleshi, është e terrorizuar. Ajo kujton humbjen e tre jetëve një vit më parë pikërisht nga shkëputja e shkëmbinjve. Një nga viktimat ishte mbesa e familjes së tyre.

“Kisha hallin e vajzës. Thashë se ma zuri me gjithë vajzë brenda dhe kur i pashë që dolën jashtë thashë shyqyr që më shpëtoi vajza. Jemi tmerruar se ne na ka djegur edhe vajza e dajës dhe tani veç t’i shkrijmë ato dreq gurësh që mos të na binë më”, tha Valentina Përlleshi.

Në familjen Përlleshi shkuan edhe përfaqësues të Bashkisë Lezhë. Administratori i Balldrenit, ku bën pjesë edhe fshati Torovicë, tha se duhet ndërhyrje e specializuar për të zgjidhur situatën dhe kjo bëhet vetëm nga Ushtria dhe Emergjencat Civile.

 “Është shumë e nevojshme ndërhyrja nga institucionet e specializuara që mund të japin një rezultat në evitimin e këtyre problemeve”, u shpreh administratori i Balldrenit, Soveljan Kosova.

Në Torovicë numri i shtëpive poshtë shkëmbinjve është i lartë. Banorët luten që gurët të mos i zënë poshtë. Fati i tre jetëve të humbura një vit më parë, i përndjek çdo natë./klan.tv

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U jepte doza të larta insuline pacientëve: Infermierja “serial killer” dënohet me burgim të përjetshëm

Një ish-infermiere që vrau të paktën tre pacientë dhe u përpoq të vriste më shumë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy vjet i zhdukur pa asnjë gjurmë, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinajt nga ‘Metamorfoza1’

Prokuroria e Posaçme (SPAK), dha detaje nga mbyllja e hetimeve për dosjen Metamorfoza 1, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dalin sot përgjigjet e Lotarisë Amerikane, si mund të shikoni nëse jeni fitues

Përgjigjet e Lotarisë amerikane DV 2025 dalin këtë të shtunë më datë 4 maj 2024,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, nëna me 3 fëmijët e mitur largohet pa gjurmë nga banesa

Policia e Shkodrës ka nisur kërkimet për gjetjen e një gruaje së bashku me 3…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohet se vrau gruan, prokuroria italiane kërkon burgim të përjetshëm për shqiptarin

Selami Bodi, vrau në tetor të 2023 bashkëshorten e tij Etleva Bodi. Ngjarja e rëndë…

LEXO ME SHUME