Presidenti Erdogan pasi humbi kryeqytetin Ankara dhe disa qytete kryesore, tani njoftohet se humbi edhe Stambollin.
U numëruan edhe votat e fundit për bashkinë e stambollit, ku partia e presidentit Erdogan ka humbur.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Anadolu Agency, janë numëruar të gjitha votat e zgjedhjeve lokale në Stamboll.
Kandidati i Partisë Republikane Popillore ka fituar 48,79 për qind, ndërsa kandidat nga AKP’ja e Erdoganit ka fituar 48,51 për qind.
Kjo është hera e parë që Erdogan i ka humbur zgjedhjet në Stamboll, të cilin e ka udhëhequr edhe vetë gjatë mandatit 1994-1998.