Categories Showbiz

Rihanna padit në Gjykatë të atin, arsyeja është thjesht qesharake!

Mos e besoni po deshët, por këngëtarja e famshme Rihanna ka paditur babain e saj Ronald Fenty, me pretendimin se ka përdorur emrin e familjes për të marketuar biznesin e tij.

Ylli i popit po merr masa ligjore ndaj babait dhe një ortakut të tij pasi mendon që të dy ata e kanë shfrytëzuar për sipërmarren e tyre të quajtur: “Fenty Entertainment”.  Fenty Entertainment është një kompani që fokusohet në kultivimin e talenteve të reja dhe zhvillimin e platformave televizive dhe mediave për nxitjen e zhvillimit të markës (brandit).

Pavarësisht se nuk ka autoritet të veprojë në emër të vajzës së tij, për Ronald thuhet se e ka “rezervuar” Rihanna-n në një turne prej 15 milion dollarësh në Amerikën Latine dhe dy koncerte, në Qendrën “Staples” në Los Angeles dhe “T-Mobile Arena” në Las Vegas për 400,000 dollarë. Rihanna kërkon të rikuperojë dëmet nga babai i saj dhe një urdhër ndërhyrjeje për biznesin e tij, i krijuar në vitin 2017.

30 vjeçarja nga Barbados, ka një biznes të sajin me emrin “Fenty Beauty”, që prodhon produkte kozmetike.

Edhe pse Rihanna po merr masa ligjore kundër babait të saj, të dy i mbajnë kontaktet me njëri-tjetrin. Ata janë parë në nëntor së bashku, teksa festuan ditëlindjen e gjyshit nga nëna.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci.…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME