Categories Kuriozitete

Njerëzit që shkruajnë me dorën e majtë janë të jashtëzakonshëm! Ja përse

Duke qenë se vetëm rreth 10% e popullsisë së përgjithshme, ka diçka të jashtëzakonshme rreth tyre, njerëz të mrekullueshëm si Leonardo da Vinçi, Bill Gates, Aristoteli dhe Marie Curie kanë shkruajtur me dorën e majtë.

Më poshtë ju rendisim disa fakte të mahnitshme për njerëzit që shkruajnë me dorën e majtë dhe çfarë i bën ata me të vërtetë të veçantë:

Një gjeni ka më shumë gjasa të jetë një që shkruan me dorën e majtë
Nuk është çudi që Albert Ajnshtajni ishte një i tillë. Ndërsa të majtët përbëjnë vetëm 10% të të gjithë popullsisë, 20% e të gjithë anëtarëve të MENSA – shoqërisë më të madhe dhe më të vjetër në botë të njerëzve me koeficent inteligjence të lartë, u gjetën të ishin të tillë.

Janë artistë më të mirë
Janë fantastikë kur bëhet fjalë për kreativitet. Janë të prirur për tu tërhequr më shumë pas artit, muzikës, sportit edhe në fushat e ndryshme të teknologjisë informatike.

Janë të suksesshëm për t’u bërë presidentë të SHBA-ve
Presidenti Obama, Bill Clinton dhe George H.W. Bush ishin të gjithë që shkruanin me të majtën dhe kështu ishin edhe presidentët Gerald Ford, James Garfield dhe Harry Truman.

Ata kanë një avantazh në sporte
Kur lojtarët e djathtë përballen me një kundërshtar të majtë, ata janë të papërgatitur. Nga ana tjetër, lojtari i majtë është i përgatitur për një kundërshtar të djathtë.

Ata janë luftëtarë të mirë
Në një studim francez të vitit 2005, hulumtuesit zbuluan se në shoqëritë paqësore, ata që shkruanin me dorën e majtë përbënin vetëm rreth 3% të popullsisë, ndërsa numri i tyre u rritën deri në 27% në zonat luftarake. Shkencëtarët supozojnë se arsyeja që qëndron pas kësaj mospërputhjeje është fakti që “majtistët” kanë një avantazh fizik për shkak të goditjes së tyre të papritur me të majtën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME