Muajin që shkoi, sajti “LetsGoDigital” publikoi një raport ekskluziv rreth kërkimit të tregut, të agjencisë për kërkime “CGS-CIMB”, që ka të bëjë me potencialin e tregut të celularëve të lakueshëm për periudhën midis viteve 2019 deri 2022. Si pjesë e raportit, agjencia jug-koreane ka marrë informata nga furnizuesit direkt, se “Samsung Galaxy Fold” vjen me dy bateri, me nga një sish në çdo ‘shtëpizë’. Patenta e sapopublikuar tregon funksionimin e mundshëm të kësaj baterie të dyfishtë. Kompania “Samsung Electronics” ka bërë kërkesën për patentën, e cila përdor ‘metodën për kontroll të një numri më të madh të baterive dhe pajisjeve elektronike”, të publikuar më 3 janar të vitit 2019.
SECILA BATERI ME MBUSHJE TË VEÇANTË
Patenta përshkruan celularin e lakueshëm të “Samsung”-ut me dy bateri. Që të dyja janë të pajisura me vend të veçantë për mbushje. Që të dyja janë të lidhura përmes rrjedhës kontrolluese. Krahas kësaj, është ndryshuar edhe ndërprerësi. Në këtë mënyrë, dallimet në mbushje midis baterisë 1 dhe baterisë 2 mund të kontrollohen në mënyrë efikase. Kapaciteti dhe impedanca e baterisë mund të dallohen. Bateritë mund të mbushen edhe pa tel. Procesori përcakton cila bateri ka më shumë fuqi, derisa celularët fleksibilë të mençur përdorin baterinë me energjinë më të madhe. Sistemi i njëjtë vlen edhe për mbushje, ku bateria me fuqinë më të vogël mbushet së pari. Kur temperatura e njërës bateri bëhet tepër e lartë, bateria tjetër fillon që të përdoret në mënyrë automatike.
SHFAQJA HOLOGRAFIKE
Është interesant fakti që kjo patentë përsëri flet rreth shfaqjes holografike. Muajin e kaluar, “LetsGoDigital” paralajmëroi ekzistimin e patentës për telefonin holografik “Samsung 3D”, ku mund të projektohen fotot holografike në ajër. Një funksion i ngjashëm po ashtu përshkruhet në patentën e re. Përshkrimi i patentës nuk jep kurrfarë informatash rreth kapacitetit të baterisë. Sipas raportit hulumtues “CGS-CIMB Research”, “Galaxy Fold” do ta ketë një kapacitet të përgjithshëm prej 5.000 mAh deri 6.000 mAh. Pajisja do të duhej të kushtojë rreth 1.800 dollarë.