Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur që të bëni ‘screenshot’ foton e profilit të dikujt. Platforma e mesazheve hoqi mundësinë për të shkarkuar dhe ruajtur fotot e profilit në vitin 2019, por që atëherë, një zgjidhje ka qenë opsioni ‘screenshot’.Kjo do të thotë se imazhet mund të përdoren pa pëlqimin e pronarit, edhe për qëllime keqdashëse, ndoshta duke krijuar një profil të rremë ose duke e shpërndarë. Megjithatë, tani, versioni më i fundit beta i WhatsApp për Android nuk e lejon më këtë.

Përdoruesit që përpiqen të bëjnë ‘screenshot’ përballen me një ekran të zi dhe një mesazh që thotë “Nuk mund të bëhet screenshot për shkak të kufizimeve të aplikacionit”. Kjo është e ngjashme edhe me platformën ‘streaming’, Netflix. Opsioni i ri heq boshllëkun e mëparshëm. Megjithëse përdoruesit mund të kapin një imazh duke përdorur një telefon tjetër, kjo nënkupton se mund të mos jetë një foto e lejuar.

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Kodi sekret, çfarë kuptimi ka nëse merrni mesazhin “14643” në WhatsApp

Numri 14643 është shpërndarë prej disa kohësh në TikTok dhe WhatsApp. Ai u dërgohet miqve,…

LEXO ME SHUME