Categories Teknologji

​BE zbulon planin për zhvillimin e hidrogjenit të pastër

Komisioni Evropian zbuloi sot një plan për të zhvilluar prodhimin e hidrogjenit të pastër në BE, në kuadër të dekarbonizimit të sektorëve më ndotës për të arritur neutralitetin klimatik në vitin 2050.

Ekzekutivi evropian e ka bërë këtë një nga investimet e tij parësore nga fondi i rimëkëmbjes, që aktualisht po negociohet, ashtu si 5G, energjitë e rinovuar, bateritë si dhe inteligjenca artificiale.

“Ndërkohë që 75% e emetimeve të gazit me efekt serrë nga BE vjen nga prodhimi i energjisë, ne do të operojmë një ndryshim të paradigmës për të arritur objektivat tanë në vitet 2030-2050”, theksoi komisionarja evropiane për Energjinë, Kadri Simson, cituar në një komunikatë.

“Sistemi energjetik i BE-së duhet të jetë më i integruar, më fleksibël dhe i aftë për të akomoduar zgjidhjet më të pastra dhe me kosto më efektive. Hidrogjeni do të luajë një rol kryesor në këtë drejtim, pasi rënia e çmimeve për energjinë e rinovuar dhe inovacioni i vazhdueshëm e bëjnë atë një zgjidhje të zbatueshme për një ekonomi klimatike neutrale”, shtoi ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME