Trajneri i ri, Santiago Solari, insiston se Real Madridi është i lumtur me mënyrën se si gjërat janë duke shkuar gjatë kohës së fundit, mirëpo një numër i shenjave sugjeron se kjo gjë mund të mos jetë e vërtetë. Nën drejtimin e tij, Real Madridi është ngjitur nga pozita e nëntë në pozitën e katërt të tabelës së La Ligës, mirëpo mbetet shtatë pikë larg Barcelonës. Natyrisht që Solari e mbron punën e tij, mirëpo ka një numër arsyesh që ai dhe tifozët të jenë të pakënaqur me situatën në klub
Pozita në ligë
Real Madridi mbetet shtatë pikë larg Barcelonës dhe përderisa Solari i ka fituar pesë, e ka barazuar një dhe e ka humbur një ndeshje të La Ligës këtë sezon, të gjithë kundërshtarët e tyre ishin në pjesën e poshtme të La Ligës, përveç Valladolidit.
Paraqitjet
Roma ishte viktimë e paraqitjet më të mirë të Real Madridit këtë sezon, mirëpo përveç asaj fitoreje me rezultat 3-0, futbolli është larg nivelit ku duhet të jetë dhe me tetë lojtarë të nominuar për Topin e Artë, gjërat nuk janë ashtu siç duhet të jenë.
Dy shenja të zeza
Solari tashmë e ka thyer rekordin për disfatën më të thellë në garën evropiane, në ndeshjen kundër CSKA Moscowit, që në fund përfundoi në fund të tabelës në grupin e Ligës së Kampionëve. Po ashtu, Real Madridi u turpërua edhe në Ipurua, ku pësoi disfatë me rezultat 3-0 kundër Eibarit.
Kriza e lëndimeve
Që kur Solari u emërua në pozitën e trajnerit, gjysma e skuadrës së tij ka pësuar lëndime muskulore, përfshirë këtu Marco Asension, Gareth Bale, Marcos Llorente, Mariano Diaz, Marcelo dhe Sergio Reguillon.
Rasti i Iscos
Isco ishte një problem që nga momentet e para për Solarin në klubin madrilen dhe tani në mungesë të Asensios ose Bale, Solarit ka nevojë për Iscon.
Bernabeu i zbrazur
Një realitet që Solari nuk mund t’i shmanget është se tifozët nuk janë duke blerë bileta për stadiumin Santiago, për ta shfaqur pakënaqësinë me atë që po ndodh në fushë.