Categories Lajme

​Haradinaj: Raporti i DASH vlerëson lart Kosovën në luftën kundër terrorizmit

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj tha se raporti i Departamentit të Shtetit e ka vlerësuar angazhimin institucional të Kosovës, për të cilin angazhim ka konstatuar se vendi ka shënuar progres në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.Haradinaj në lidhje me këtë temë është takuar sot me koordinatorin nacional kundër ekstremizmit dhe terrorizmit Fatos Makolli.

“Raporti Departamentit të Shtetit, dedikuar përpjekjeve të vendeve për luftë kundër terrorizmit, e ka vlerësuar angazhimin institucional të Kosovës, për të cilin angazhim ka konstatuar se vendi ka shënuar progres në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Sot zhvillova një takim pune me Koordinatorin Nacional kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit Fatos Makolli, me të cilin diskutuam të gjeturat e këtij raporti dhe të cilin e falënderova, duke i dhuruar librin për Skënderbeun, për punën e përkushtimin e tij dhe të institucioneve përcjellëse në këtë fushë. Është e arritur e madhe për Kosovën, që sot vlerësohet në këtë mënyrë, duke u bërë lider rajonal, përkrah aleatëve tanë në krye me ShBA-të, në luftën globale kundër terrorizmit dhe ekstremizmit./KosovaPress/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME