Categories Teknologji

​Japonia ngre e para makinën fluturuese me një person në bord

Një makinë fluturuese është ngritur me sukses dje në Japoni, duke i hapur rrugë nisjes zyrtare të projektit në 2023. Kompania SkyDrive, një nga disa projekte të makinave fluturuese për të cilat po punohet në botë, kreu testin e modelit të saj me disa helika që qëndroi në ajër për katër minuta.

Drejtuesi Tomohiro Fukuzawa tha se shpreson që mjeti ajror të kthehet së shpejti në një produkt të jetës reale brenda tre vjetëve dhe pranoi se çështja kryesore është ai të bëhet i sigurtë për jetën. “Nga më shumë se 100 projekteve të makinave fluturuese në botë, vetëm disa kanë arritur sukses me persona në bord. Shpresoj që shumë njerëz ta drejtojnë atë dhe të ndjehen të sigurtë”, tha ai.

Makina mund të fluturojë për 10 minuta dhe shpresohet që së shpejti të kthehet në 30, çka do t’i jepte mjetit potencial më të madh, të cilin prodhuesit shpresojnë ta eksportojnë në Kinë. Ndryshe nga avionët e helikopterët mjetet e këtij lloji ofrojnë udhëtim të shpejtë personal, me qëllim evitimin e zhurmës e zgjatjes së aeroporteve apo dhe të marrjes së pilotëve profesionistë.

“Shumë gjëra mund të ndodhin”, thotë Sanjiv Singh, profesor në Institutin e robotikës të universitetit Carnegie Mellon i cili po punon gjithashtu në një model të tillë. “Nëse ato kushtojnë 10 milionë dollarë askush nuk do t’i blejë, dhe as kur ato mund të fluturojnë për vetëm pesë minuta apo nuk ka siguri”, shton ai. Qeveria japoneze ka besim se makinat fluturuese do të përdoren për biznes në vitin 2023 dhe në mënyrë komerciale deri në vitin 2030, duke theksuar nevojën e tyre për lidhje me rajonet e largëta në dhënien e ndihmës në raste katastrofash.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME