Categories Bota

​Shkatërron Porsche-n prej 300 mijë eurosh gjatë testimit

Një uellsian dëmtoi rëndë një Porsche 911 GT2 RS menjëherë pasi doli nga shitorja për ta provuar. Policia lokale ka publikuar një foto të makinës së dëmtuar, e cila tregon pjesën e përparme të thyer të këtij modeli super-sport. Siç thuhet, gjithsej pesë automjete ishin përfshirë në përplasje, dhe nuk u bë e ditur se kush ishte fajtor.

Sidoqoftë, Daily Mail shkruan se shoferi i Porsche për të gjithë incidentin fajëson frenat. Ai raportohet se e mori makinën për ta testuar nga një sallon i shitjes, kështu që shpejt e kuptoi se diçka nuk ishte në rregull me frenat, por atëherë ishte vonë.

Policia thotë se janë duke hetuar rastin, pas të cilit do të zbulohet se kush është fajtor në këtë aksident, ku nuk pati të lënduar. Ndryshe, Porsche GT2 RS që kushton 300 mijë euro, nën ‘kapuç’ ka një motor 3.8-litra binjake-turbo me 700 kuaj fuqi dhe nga 0-100 km/orë përshpejton për 2.8 sekonda, derisa shpejtësia maksimale arrin 340 km/orë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME