Categories Lajme

“1 milionë euro në ditë”/ Gazetari: Ja çfarë zbuloi policia te zyrat e Ervis Martinajt

Gazetari i kronikës, Ferdinand Dervishi ka treguar detaje të pa dala më parë mbi Ervis Martinajn dhe biznesin e tij të lojërave të fatit.

Ai ka thënë se Martinaj ishte i dyshuar në vrasjen e Elvis Doçit i cili i shiti qindra makineta të lojërave të fatit pak ditë para se të niste operacioni policor për bllokimin e tyre.

Sipas Dervishajt, kur policia ushtroi kontroll te zyrat e kompanisë së Martinajt, aty u gjetën dhjetra punonjës, që pas xhamave të blinduar numëronin milionat e fituara nga lojërat e fatit.

Gazetari shprehet se në atë kohë, Policia zbuloi edhe dy bilance me një total prej rreth 1 milionë eurosh, që mund të ishte fitimi ditor nga ky aktivitet.

“Ai kontrollonte lojërat e fatit, në tetor të 2013-ës, në momentet kur u ndaluan lojërat e fatit në Shqipëri, ky akuzohet apo dyshohet se ka vrarë Elvis Doçin, një bashkëpunëtor të tij. I cili dyshohet se e dinte për operacionin e sekuestrimit të lojërave të fatit dhe i shiti një numër të madh makinetash.

Policia ka bërë kontroll te zyrtat, ishin me xhama të blinduar, brenda kishte një numër të madh njerëzish që kontrollonin paratë, zhurma ngjante si një makineri e madhe.

Aty janë gjetur dy bilance, 970 milionë lekë të vjetër, dhe dy miliardë lekë. Pra 1 milionë euro mund të ketë qenë fitimi në ditë.

Pas mbylljes së lojërave të fatit, ata iu futën basteve sportive, dhe i kanë marrë shqiptarëve të njëjtën shumë. E kanë vazhduar dhe vazhdojnë këtë punë.

Më pas u futën te bastet sportive ilegale që luhen me internet. E ka vazhduar këtë punë. Ky ishte Elvis Martinaj. Një njeri që presupozohet që kishte më shumë lekë nga të gjithë.

Ky njeri në ecurinë e tij ka bërë, pleqtë e vjetër lënë ca fraza: ‘e hëngri shpejt qerthurin’. Ai bëri armiq edhe në grupe biznesi.

Ky njeri që po e shikonte që e ri pushteti. Doli vetë hapur? Nuk e bënte kurrë. Këto të krimit, bosët, kanë hasmëri, ajo që i mban në lojë dhe që i mban gjallë janë shumat e lekëve që kanë. Unë besoj se më shumë i jep peshë faktit edhe prej idesë se policia ende nuk ka një provë të vetme. Unë i shkoj idesë që ai njeri mund edhe ta ketë zgjidhur me vetëlargim”, u shpreh gazetari” tha Dervishaj në “Abc”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME