Categories Lajme

1 në 10 fëmijë shqiptarë bien pre e ngacmimit sek sual online

Lundrimi në internet i të miturve përbën rrezik për të rënë pre e ngacmimeve online.  Në vitin 2018, kompanitë e teknologjisë në botë raportuan mbi 45 milionë foto dhe video në internet të fëmijëve të abuzuar seksualisht, dyfish i numrit se një viti më parë. Edhe në Shqipëri sipas një raporti të  UNICEF, 1 në 10 fëmijë janë ngacmuar seksualisht online.

“Prej shumë kohësh tashmë është bërë problem abuzimi seksual online dhe ky problem ka ardhur duke u rritur. Edhe në vendin tonë qarkullojnë imazhe të abuzimit seksual me fëmijët. Në vitin 2018 një organizatë italiane publikoi se domeni “.al” është i treti në Europë për nga përmbajtja e imazheve, apo videove me abuzim seksual të fëmijëve, pra i treti në Europë dhe i 8 në botë. Pra ka edhe në internetin shqiptar me përmbajtje të tilla që qarkullojnë, ku dikush i ka shantazhuar për të dërguar një foto intime të fëmijëve”, thotë Ina Verzivolli, specialiste e mbrojtjes së fëmijëve, Unicef Albania.

Në një interviste për TV Klan, zv/ministrja e Brendshme, Romina Kuko thotë se edhe në vendin tonë është zbuluar një rrjet i abuzuesve online.

“Kemi informacione që ngacmuesit online kanë komunikim me njëri-tjetrin dhe shkëmbejnë informacione me njëri-tjetrin ne dimë një pjesë të abuzuesve online. Ne kemi identifikuar që navigimi online ndodh pa identifikim, një person hyn në një rrjet ëireless pa u identifikuar dhe aty mund të kryejë aktivitet ët paligjshëm dhe mund të jetë abuzues potencial në hapësirat tona.” Por tashmë abuzuesit online do të identifikohen

“Jemi duke zbatuar një projekt për identifikimin e të gjithë abuzuesve online. Pra nëse sot ka patur hapësira ku abuzuesit kanë patur mundësi që të navigojnë në internet pa u identifikuar plotësisht, kanë patur mundësi që t’i afrohen të miturve pa patur një kontroll të fortë dhe një barrierë të fortë, ne sot po bëjmë të mundur që çdo abuzues online të identifikohet, të gjurmohet dhe të hetohet. Së bashku me kompanitë e internetit do kërkojmë që kushdo që hyn në rrjet dhe internet të ketë një identifikim, emër, numër telefoni, adresë e-maili dhe kjo ndihmon në gjurmueshmërinë.  Ka shumë mundësi për ta fshehur IP dhe nuk identifikohesh këtu ku je dhe ta transferosh identitetin tënd në një vend tjetër, por tashëm është e gjurmueshme.” Sipas ekspertëve të krimit kibernetik dhe atyre që merren me fëmijët, ajo që mbetet shqetësim është numri i ulët i denoncimeve për këtë vepër penale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME