Categories Kuriozitete

1 në 4 çifte nuk flenë në të njëjtin shtrat pasi janë bërë prindër

Duket pak e çuditshme por edhe “qesharake” por sipas një anketimi me mbi 2.000 çifte rezulton se rreth 1 në 4 çifte herë pas herë nuk flenë në të njëjtin krevat për shumë arsye. Studimi është bërë në Britani por të dhëna të ngjashme vijne edhe nga vende të tjera, duke nënkuptuar se është një problem global.

Po ashtu studimi tregoi se prindërit të paktën 5 herë në muaj marrin edhe fëmijët e tyre që të flenë me ata na të njëjtin krevat. Sipas këtyre të dhënave 28% e çifteve që flenë të ndarë treguan se kishin më pak marrëdhënie seksuale mes tyre.

Ndërkohë, 31 % e këtyre çifteve thanë se nuk ju kanë treguar familjarëve, miqve apo të afërmve të tyre për këtë zgjedhje apo për problemet qe kanë. Ekspertët, në përfundim të këtij studimi, shprehen se duke qenë se kalojmë 1/3 e kohës në shtrat do ishte më mirë që çiftet të zgjidhin keqkuptimet dhe problemet mes tyre dhe të bëjnë një gjumë të rehatshëm.

Kur Trump u zgjodh president, Melania nuk qëndronte në Shtëpinë e Bardhë, por në Trump Tower në New York me djalin e tyre Barron. Ndërkohë mediat kanë aluduar se edhe kur shkon tek Trump, ata flenë të ndarë. Po ashtu Mbretëresha Elizabeta II dhe Princi Phillip kanë fjetur gjithmonë të ndarë. Po ashtu Katie Holms dhe Tom Cruise sepse ai gërhiste. Po ashtu edhe Scott Disick me Kourtney Kardashian.

Disa nga arsyet pse, në net të caktuara, çiftet flenë të ndarë:
– Njëri prej partnerëve gërhet (25% e rasteve që flenë të ndarë për këtë arsye)
– Njëri prtej partnerëve shikon televizor deri vonë dhe e zë gjumi në divan (19%)
– Flenë vetëm sepse njëri prej tyre e fillon punën herët dhe nuk do që të zgjojë edhe partnerin (14%)
– Kur kanë zënka dhe probleme në marrëdhënien e tyre preferojnë të flenë vetëm (38%)

Po ashtu arsye të tjera janë:
– Njëri nga partnerët ia merr tjetrit çarçafin apo jorganin gjatë natës duke e lënë zbuluar.
– Njëri ka ftohtë dhe tjetri ka vapë dhe nuk bien dakord për kondicionerit apo se me çfarë do të mbulohen
– Partneri ka dëshirë të shkruajë apo të lexojë përpara se të flejë dhe kjo do të thotë që e mban dritën ndezur

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e martë 10 shkurt 2026

Dashi Kjo e martë do të nisë më së miri, ku do të keni dëshirë…

LEXO ME SHUME