Categories Lajme

1 vit në krye të OSBE-së, Rama bën bilancin: Ishte sprovë për shkak të Covidit

Kryeministri Edi Rama në cilësinë e kreut të radhës të OSBE ka bërë sot bilancin e vitit të tij në krye të kësaj organizate. Rama në Ministerialin e OSBE tha se ky vit ishte shumë sfidues për shkak të pandemisë të COVID-19.

“Ky ka qenë një vit sprovues për OSBE-në. Pasojat e Covidit kanë qenë prezente në të gjitha fushat e jetës sonë. Ngushëllimet shkojnë për ata që kanë humbur të dashurit, falenderimet shkojnë për punonjësit e shëndetësisë. Ndërkohë që ne fokusohemi te pasojat ekonomike, duhet të kuptojmë ndikimin negativ të sigurisë. Ka rritur krimin kibernetik, ka krijuar terren për dezinformimin”, tha Rama.

Më tej Rama foli për sfidat e OSBE, duke shtuar se konflikti në Ukrainë ishte prioriteti i tij gjatë detyrës në krye të organiztës. “Është bërë një përparim por ka ende punë për zgjidhje gjithëpërfshirëse e konfliktit. Le të mos harrojmë marrëveshjet e Minskut. 7 vjet me parë, jetë vazhdojnë të humbasin. Në vizitën time të parë si kryetar i radhës pashë me sytë e mi pashe se si konflikti kishte ndikuar popullsinë”, shtoi kreu i qeverisë.

Më tej Rama përmendi dhe negociatat që ka bërë për të ndërhyrë në konfliktin e Bjellorusisë, por tha se ndihma u refuzua dhe OSBE nuk mundi të bëntë asgjë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME