Categories Lajme, Showbiz

1 vit pa Adelën/ ‘’Dëgjoj zërin tënd, shoh fotot tona”, miku i gazetares zbulon projektin që do u japë shpresë shumë vajzave

29 Tetori i sotëm shënon një vit pa gazetaren Adela Xhamani, jeta e së cilës u ndërpre në mes, duke lënë peng shumë projekte të saj në media, mes tyre dhe ‘’Shtëpia e Adelës”, që do të transmetohej në Fax News.

Në këtë ditë padyshim që dhembja është ende e madhe për familjarët, por edhe miqtë dhe të gjithë kolegët që Adela ka pasur në media dhe në jetën e saj jashtë ekranit.

Gazetari dhe miku më i afërt i Adelës, Eraldo Rexho, përmes një postimi prekës në rrjetet sociale tregon se për nder të gazetares që sot nuk jeton më ka nisur një projekt, i cili do t’iu japë shpresë shumë vajzave që vijnë nga provincat dhe duan që të ecin përpara në karrierë.

‘’”Në vend të Adelës” është projekti që prezantohet sot, me dëshirën për të ndihmuar dhe për t’i dhënë shpresë vajzave të provincave, që ëndërrojnë Tiranën, që prej pamundësive ekonomike dhe mentalitetit, nuk arrijnë kurrë të bëhen të pavarura e as të vendosin vetë për jetën e tyre, që njësoj si ty ëndërrojnë shkollimin dhe lirinë”, shkruan Rexho.

Sigurisht në reagimin e tij gazetari nuk e fsheh dhembjen që ende ndjen, po shton se Adela është me të çdo ditë, dhe ai beson se ajo është ende duke e parë nga larg.

Reagimi i plotë i gazetarit:

Një vit shkoi pa ty Adela… Ti e di, na ke parë, nuk ka qenë i lehtë për asnjërin nga ne. Pa ty ‘lufta’ ka qenë më e vështirë, trishtimi më i fortë, gëzimi më i shkurtër… Por sidoqoftë jetuam, me ty çdo ditë, ndoshta dhe për ty, për ëndrrat e tua. Ende sot është e vështirë që të besosh se ti nuk je, çdo ditë hap ëhatsapp e messenger dhe mundohem të të gjej aty, dëgjoj zërin tënd, shoh fotot tona, qaj e qesh me ty, për kohën tonë, kohën e një shoqërie me ditë të paharrueshme, me lumturi, zënka, kapriço, realizime, krenari, probleme dhe me shumë shumë dashuri. 

Adela, nuk e di ku je, ndoshta ja krah meje në zyrë tani që po shkruaj, por edhe nëse po më sheh e dëgjon nga lart, dije që më mungon shumë. Më mungon fjala jote, buzëqeshja, zgjidhja, e bërtitura, përkëdhelja, më mungon ti Adela… Shumë njerëz kur humbasin dikë të afërt, i drejtohen Zotit me pyetjen: pse e solle në jetën time për kaq pak? Unë nuk ia bëj më Atij këtë pyetje Adela. Vendosa të mos ia bëj më, madje përkundrazi, tani e falenderoj çdo ditë që më dha mundësinë të jetoj një shoqëri të pastër, si kristali, me një vajzë si ty, që më mësoi çdo ditë aq shumë. Lotët ende nuk janë tharë, por kur kujtoj sesa xhan më e kishe dhe mendimi se je gjithmonë me mua, më ka bërë që të vazhdoj nismën që kishim në plan ta ndërmerrnim bashkë… “

Në vend të Adelës” është projekti që prezantohet sot, me dëshirën për të ndihmuar dhe për t’i dhënë shpresë vajzave të provincave, që ëndërrojnë Tiranën, që prej pamundësive ekonomike dhe mentalitetit, nuk arrijnë kurrë të bëhen të pavarura e as të vendosin vetë për jetën e tyre, që njësoj si ty ëndërrojnë shkollimin dhe lirinë. Më janë bashkuar shumë miq artistë në këtë projekt Adela, ata që ti i doje fort dhe me ndihmën e tyre dhe të Zotit lart, shpresojmë të çojmë përpara këtë iniciativë që ti e kishe aq përzemër. Do takohemi bashkë pak ditë pas ditëlindjes tënde, në Tiranën që aq shumë e doje. Pusho në paqe engjëll! Parajsa është e jotja, unë jam krenar për këtë. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME