Categories Lajme

Flet nëna e Kocifas, “Unë nuk e dua më jetën time pa fëmijën tim, pa shpirtin tim”

“Pse duhet të më vrisnin fëmijën tim? Shqiptarët nuk i donin pakicat, tani unë nuk e dua jetën pa fëmijën tim, pa shpirtin tim”, kështu shprehet mes lotësh nëna e 35-vjeçarit Konstantinos Kocifas, pas lajmit për vrasjen e të birit nga RENEA në Bularat.

Fillimisht ngjarja asaj iu mbajt e fshehtë duke thënë se të birin ia kishin arrestuar, por më pas është njohur me të vërtetën.

Kanë qenë mediat greke ato që i kanë marrë një prononcim asaj, e cila ka qenë mes lotësh dhe nuk ka mundur të flasë shumë. “Unë nuk e dua më jetën time pa fëmijën tim, pa shpirtin tim”– ka thënë ajo, shkruan Protothema.

Me tej, gazeta shkruan se dy motrat e viktimës që jetojnë prej vitesh në Athinë, shkuan në fshat gjatë natës për ti qëndruar pranë nënës së tyre.

“Gruaja ditën e djeshme nuk ishte në dijeni për ngjarjen, por ajo pa policinë shqiptare të armatosur, e cila shkoi në shtëpinë e saj për të kontrolluar për djalin”, shkruajnë mediat greke.

 

Kujtojmë se paraditen e djeshme shtetasi grek Kostandions Kaçifa, 35 vjeç, lindur dhe banues në Bularat Gjirokastër hapi zjarr mbi makinën e policisë, për shkak se pretendonte se ishte hequr flamuri që kishte vendosur në qendër të fshatit. Pas rezistencës së vazhdueshme nga ana e tij, RENEA e ekzekutoi 35-vjeçarin, i cili njihej për thirrjet e tij të urrejtjes ndaj shqiptarëve.

‘’Shtetasi Kaçifa ka vijuar të qëllojë kundër forcave speciale për gati 30 minuta, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Në kundërpërgjigje, të forcave speciale gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë shtetasi Kostandinos Kaçifa.

Në vendngjarje u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë automatike, model Kallashnikov, dy karikatorë municioni, një çantë me fishekë luftarakë, si dhe 31 gëzhoja. Në banesën e shtetasit Kaçifa u sekuestrua edhe një uniformë kamoflazh”, sqaronte dje policia shqiptare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME