Categories Lajme

1-vit pa Edi Lelin

Dita e sotme përkon me 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të themeluesit të ONE TV. Ishte viti 2007 kur Edi realizoi ëndrrën e madhe mediatike, duke shenjuar rrugëtimin mediatik të një televizioni në sfidën për të qenë i pari, duke synuar që ONE TV të jetë zëri i vlonjatëve. Intuita, vullneti, këmbëngulja e tij bënë që ëndrra nisur si pasion të kthehet në një mision, të cilit ju përkushtua me shumë dëshirë e dashuri.

Njëriu mendjehapur Ed Leli, bëri që më shumë se një dekadë media e tij të vrapojë me Edin, me vizionin e tij duke marrë vëmendjen dhe interesin e publikut.

Puna e madhe, instikti, kërkesat për krijimin e një zëri për publikun, ishte dhe respekt për stafin, edhe kritikë ndaj tij, ndërsa edhe duartrokitje e përqafime sa herë TV merrte vlerësime nga publiku.

Kështu ishte Edi !

Kurrë nuk dinte të ndalej, nuk trembej nga sfidat, ndaj nisi përpjekjet për të përfshirë ONE TV në procesin e dixhitalizimit edhe kur jeta e tij kishte filluar numërimin mbrapsht. Pas një viti puna jonë vazhdon nën moton “Ëndrra Vazhdon…!” ONE TV. Një vit pa Edin. Sa shpejt ikën koha. Edhe një herë ngushëllime famíjes miqve shokëve. I pa harruar kujtimi i tij edhe nga stafi i Vlora News.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME