Categories Lajme

1 vit pas fillimit të punës si kryetar bashkie, Erion Isai merr vendimin drástik

Vitin e shkuar Erion Isai u zgjodh si kryetar bashkie i Kolonjës dhe në këtë mënyrë ai vendosi të zhvendosej bashkë me familjen nga Tirana drejt qytetit që drejton. Gjatë kësaj kohe ai i është dedikuar plotësisht detyrës së re dhe nuk ka qenë fare aktiv në teatër apo televizion. Madje mbrëmjen djeshme në “Roped With Olsi” ai pranoi se nuk do të punojë më kurrë si aktor.

Isai tha se ndoshta në të ardhmen mund të punojë si regjisor ose si skenarist, por jo si aktor. “Unë kam marrë një vendim me veten. Jetës si aktor nuk besoj se do t’i kthehem. Do merrem me skenar, me regji, me televizion patjetër, por jetës si aktor nuk i kthehem”, u shpreh Erioni. Bashkë me të ishte i ftuar edhe Bes Kallaku dhe tre aktorët diskutuan nëse e ndjejnë mungesën e “Be Caffee”. Ata të tre u shprehën se ju mungon vërtetë si spektakël, por nga përgjigja që morën nga Erioni i humbën shpresat se mund t’i rikthehen sërish.

“Ne do kthehemi bashkë sa herë të doni ju të punojmë, por vetë si aktor më jo”, përfundoi Erioni. Ndërkohë për sa i përket jetës private, kujtojmë se para disa muajsh, Isai u bë për herë të dytë baba i një vajze, që u pagëzua me emrin E’Dua.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME