Categories Lajme

Basha uron shqiptarët për Vitin e Ri: Mirënjohje për mjekët dhe personelin shëndetësor

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar sot shqiptarë për Vitin e Ri 2021. Në një mesazh drejtuar shqiptarëve Basha tha se po lëmë pas një vit të vështirë dhe pandemia e gjeti vendin të gjunjëzuar. “Kriza e pandemisë e pllakosi vendin tonë, në një kohë kur ekonomia ishte tashmë e gjunjëzuar dhe sistemin tonë shëndetësor e gjeti në pikë të hallit, si pasojë e mungesës së mbështetjes. Shumë prej nesh humbën më të dashurit, familjarë dhe miq të çmuar prej koronavirusit, duke lënë pas një boshllëk të pazëvëndësueshëm. Ne i kujtojmë me dhimbje secilin prej tyre. Po ashtu përcjell ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e tyre”, u shpreh Basha.

Më tej Basha thotë se spitalet janë të mbingarkuara, punonjësit shëndetësor janë duke punuar me mish e me shpirt për të shpëtuar jetë edhe pse në kushte shumë të vështira. “Mirënjohja jonë nga thellësia e zemrës shkon sot tek mjekët dhe personelin shëndetësor, që po sakrifikon me vetëmohim për të shpëtuar jetë, duke sakrifikuar gjithçka, shpesh edhe vetë jetët e tyre. Teksa po hyjmë në Vitin e Ri, mbushini zemra tuaja me shpresë dhe besim. Largojeni për disa çaste trishtimin e këtij viti që lamë pas dhe mendoni se ditë më të mira na presin, se një e ardhme më e ndritur është përpara nesh”, shtoi ai.

Për kreun e PD dhe pse viti 2020 ishte shumë i është i vëshirë ende ka shpresë për një jetë më të mirë në vitin që po vjen. “Ka shpresë për një Shqipëri tjetër. Për një qeverisje ndryshe që kujdeset për qytetarët e punon për ju. Për një qeveri që garanton uljen e kostos së jetës dhe mundëson hapjen e vendeve të reja të punës për çdo qytetar. Ka shpresë për ndryshim dhe gjithçka varet prej nesh për ta bërë atë shpresë realitet. Unë jam plot besim që ndryshimi është i mundur dhe nuk do të ngelet vetëm shpresë”, shprehet kreu i opozitës. Në fund ai shprehet se “do ta kthejmë 2021-in në vitin në të cilin Shqipëria do të jetë e fortë dhe e mbushur me dhembshuri e kujdes për njëri-tjetrin, dhe ku gjithkush të jetë pjesë e ndryshimit që po vjen”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME