Categories Kuriozitete

10 fakte interesante për dhjetorin dhe festat që nuk i dinim

 

  1. Muaji dhjetor e ka marrë emrin nga fjala latine “decem” që ka kuptimin 10, pasi dhjetori ishte muaji i 10-të në kalendarin e lashtë romak.
  2. Dhjetori është muaji ku shumica e propozimeve për martesë pranohen. Shumica e këtyre propozimeve bëhen një javë para Krishtlindjes.
  3. I vetmi film me fjalën “Dhjetor” në titull që ka fituar çmimin Oskar ishte ‘December 7th’, dokumentar i vitit 1943 rreth Pearl Harbor-it, dhe me regji nga John Ford.
  4. Dhjetori është muaji më i zënë për tërheqje të parave cash nga bankomatët në Mbretërinë e Bashkuar.
  5. Një parashikim kalendarik thotë se nëse bie borë në ditën e Krishtlindjeve, dita e Pashkëve do të jetë e ngrohtë, e gjelbër dhe me plot diell!
  6. Shën Nikolasi, i cili më vonë do të njihej botërisht si Babagjyshi, fillimisht kishte qenë shenjtor mbrojtës i fëmijëve, hajdutëve dhe fajdexhinjve!
  7. Pema e parë artificiale e Krishtlindjeve (bredhi) u vendos në Gjermani.
  8. Dekorimet e zakonshme të bredhit kanë domethënie specifike religjioze. Qirinjtë – dritën e botës; ndërsa Ylli në majë është rikujtues i natës së parë të Krishtlindjes.
  9. Kënga e famshme “Jingle Bells” është kompozuar në vitin 1857, dhe jo për Krishtlindje – ajo ishte krijuar si këngë e Ditës së Falënderimeve, shkruan “iconstyle”.
  10. Një legjendë e lashtë thotë se kafshët e pyllit mund të flasin gjuhën e njerëzve në natën para Krishtlindjeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME