Categories Lifestyle

10 gjërat që duhet t’i kontrolloni mirë para se të blini një makinë të përdorur

Të blesh një makinë të përdorur në disa raste mund të jetë një mënyrë e mirë për të kursyer para, por edhe kjo vjen me anën e vet të ‘medaljes’.Përpara së të merrni vendimin, e mira është që të jeni të kujdesshëm dhe të kontrolloni çdo gjë me detaje.

Kilometrat e përshkuara, për shembull, janë shpesh shigjeta e peshores. Mund të rastisë që gjen rishitësa apo persona që shesin makinën e tyre, që “fusin dorë” në kilometrazh për ta “rinuar” makinën. Veç kësaj, kujdesuni që të shihni me detaje, gomat, karrocerinë, pjesën e brendshme, e tij.Pra, para se të blini një makinë të përdorur, kujdesuni që të kontrolloni me kujdes:

Karrocerinë

Kontrollo që karroceria e makinës të mos ketë ndryshk. Verifiko mbylljen e dyerve e të kofanos dhe shiko nëse boja e makinës është homogjene pasi makina mund të ketë pësuar aksident nëse lyerja nuk është e njëtrajtshme.

Gomat

Nëse janë shumë të konsumuara, vlera e makinës duhet ridiskutuar. Po ashtu, nëse gomat janë konsumuar në mënyra jouniforme, atëherë kjo mund të tregojë se makina ka defekte të tjera si p.sh në frenim.

Pjesën e brendshme dhe kroskotin

Nëse timoni është i konsumuar, është e mundur që makina të ketë më shumë se 100 mijë kilometra. Kontrollo që të ketë airbag apo Abs. Provo të përmbysësh sediljen e parë dhe verifiko nëse punojnë butonat dhe komandat.

Motorin dhe mekanikën

Hap kofanon dhe kontrollo nëse ka lëngje apo vajra të derdhura dhe që bateria nuk është e gërryer e që testata nuk filtron vaj, shkruan Scan. Për një kontroll të pjesëve më delikate të motorit nevojitet një kontroll në ofiçinë.

Bëj një xhiro provë shumë të kujdesshme

Është shumë e rëndësishme që të bësh një xhiro në rrugë me makinën që dëshiron të blesh, mundësisht të shoqëruar nga një mekanik i besuar.

Gazin që shkarkon

Pasi ndizet dhe ngrohet motori, pasi disa minutash provo të shtypësh gazin deri në fund. Nga skapamentoja nuk duhet të dalë tym me ngjyrë blu, sepse kjo tregon se motori djeg vaj, në rastin e motorëve me benzinë ose tym i zi që tregon se injektorët e filtrat janë të bllokuar, në rastin e motorëve me naftë.

Zhurmën e motorit

Duhet të jetë, në limitet e mundura, sa më pak i zhurmshëm. Përndryshe është simptomë e problemeve me marmitën ose me sistemin e shkarkimit.

Pjesët elektrike

Kontrollo funksionimin e dritave, pasqyrave, dritave të brendshme e llambave të tjera të kroskotit.

Marshet

Duhet të futën lehtësisht dhe për asnjë arsye nuk duhet të ndryshojë nëse nuk janë të pozicionuara në shinën e duhur.

Timonin

Timoni nuk duhet të ketë zona “të vdekura” gjatë ecjes. Nëse gjatë rrotullimit timoni reagon pak, mund të jetë që kutia e drejtimit duhet rishikuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME