Categories Lajme

10 projektet për Tiranën në 2020/ Nga Piramida, Teatri deri tek Unaza e Madhe

Dhjetë projekte të mëdha strategjike do të nisin në kryeqytet gjatë vitit të ardhshëm. Në buxhetin e 2020-ës dhe në vijim, Bashkia parashikon të nisë transformimin e Piramidës, në një Qendër për Edukimin dhe Teknologjinë. Kjo qendër do të jetë një mjedis ku do të ndërveprojnë të rinjtë duke përdorur teknologjinë më të mirë nga profesionistë të fushës, si dhe do të ndërlidhet më së miri teknologjia dhe arti. Po ashtu, parashikohet të nisë transformimi i Kopshtit Zoologjik, ky synohet të zgjerohen sipërfaqet për kafshët dhe parashikohet krijimi i habitatave në mjedise të hapura sa më të ngjashme dhe sa më afër habitatit natyror. Do të vijojë projekti për Tiranën policentrike, i cili ka në qendër krijimin e 5 epiqendrave urbane për kapërcimin e dyzimit qendër-periferi dhe për të nxitur zhvillimin e balancuar të qytetit, të cilat janë Kinostudio, Kombinati, Farkë-Qytet Studenti, Bulevardi i Ri dhe Lapraka. Ndërkaq, po punohet për krijimin e një Zone të Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik, në të cilën Bashkia do të ketë rolin e zhvilluesit të kësaj zone duke përmbushur kriteret e legjislacionit në fuqi. Kampusi Universitar në Tiranë si dhe Pylli Orbital janë dy projekte të tjera, shkruan “top channel”. Ndërkohë që parashikohet gjithashtu, ndërtimi i godinës së re të Teatrit Kombëtar dhe po vijon puna për zgjerimin e Lanës, e cila do të zgjatet nga Kashari deri në Shkozë. Po ashtu, dy projekte të tjera strategjike janë axhenda e gjelbër e qytetit dhe ndërtimi i Unazës së Tiranës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME