Categories Lajme

10 raste të dyshuara me koronavirus në Vlorë, pritet përgjigja e analizave

Në Vlorë janë 10 raste të dyshuara me koronavirus. Lajmin e ka konfirmuar prefekti i qarkut të Vlorës Flamur Mamaj. Ai deklaroi se janë dërguar analizat e tyre në Institutin e Shëndetit Publik ku 8 raste rezultuan negative.

Priten përgjigjet e analizave për 2 rastet e tjera.

”Siç e shihni janë marrë të gjitha masat për të parandaluar dhe për të mbajtur në kontroll të gjithë situatën në gjithë territorin e qarkut dhe jo vetëm në Bashkinë e Vlorës.

Ne po punojmë me Inspektoriatin Shëndetësor edhe me operatorin e kujdesit shëndetësor, me të gjitha bashkitë, me policinë bashkiake dhe me këdo tjetër për të mbyllur lokalet, restorantet dhe njësitë e shërbimit që bëhen shkak për grumbullimin e njerëzve. Deri në këto momente na rezulton që është zbatuar urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë dhe shpresojmë që të gjitha monitorimet që po bëjmë në terren në bashkëpunim me strukturat e shëndetësisë dhe bashkive, që të mos kemi raste të grumbullimeve të tjera.”

”Ajo që është pozitive për tu thënë është se për ditën e djeshme dhe të pardjeshme kanë qenë 8 mosntra të cilat janë dërguar dhe kanë dalë negativë. 2 monstra janë dërguar dje dhe priten përgjigja sot. Shpresojmë që si qark të mos jemi të prekur.

Përsa i përket aktiviteteve kanë filluar gjobat për tu vendosur sepse urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë ka dy ditë në zbatim dhe ne po bëjmë të gjitha përpjekjet maksimale për të gjetur jo vetëm mirëkuptimin e të gjithëve por edhe për të zbatuar vendimet e marra. Jemi në terren për të koordinuar masat e marra. I bëj thirrje njësive të shërbimit që ta marrin me seriozitet dhe të bëhen mbështetës për të mos patur grumbullime të njerëzve”, u shpreh ndër të tjera Mamaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME