Categories Lajme

Kush është heroina shqiptare që po trajton pacientët me koronavirus në Infektiv (FOTO)

Gazetarja Tea Islamaj ka bërë një dedikim prekës për nënën e saj infermiere Adelina Islamaj, e cila do të qëndrojë në karantinë së bashku me të infektuarit nga COVID- 19 për kurimin e tyre.

Islamaj thotë se e ëma do të qëndrojë larg familjes së saj për një kohë që edhe ajo nuk e di vetë dhe është tashmë në front të parë të luftës kundër koronavirusit.

Në bisedën që ato zhvilluan së bashku, të cilën Islamaj e zbulon edhe në status, infermierja nuk ka frikë se do qëndrojë në karantinë, por ka frikë se do qëndrojë larg familjes.

Postimi i Tea Islamajt

Lina ime në front të parë me coronavirusin

Për të gjithë ju që nuk e njihni, kjo është Lina ime, një ndër mijëra bluza të bardha në Shqipëri dhe ndoshta miliona në botë që do përballen në front të parë me coronavirusin.

Jam ndjerë gjithmonë krenare për të, por sot krenaria ime kalon përtej sublimes. Lina ime është infermiere dhe ashtu me temperaturë vetë (grip i zakonshëm për ta qartësuar) është ngritur prej shtratit dhe ka shkuar në mbledhjen e emergjencës në ambientet e QSUT sot. I kanë thënë për gadishmëri të plotë në rast nevoje për ndërhyrje në pavionin e karantinës.
Ashtu si Lina ime, edhe qindra kolegët e saj.

Lina dhe kolegët e saj do të duhet të mbyllen në karantinë të kujdesen për të infektuarit.
Lina ime dhe kolegët e saj do duhet të mos dalin nga karantina deri në qetësim të situatës.
Lina ime dhe kolegët e saj do hanë, do pinë, do lahen, do flenë brenda karantinës.
Lina dhe kolegët e saj do qëndrojnë për një farë kohe larg nga ne familjarët e tyre, pa na përqafuar, pa pirë një kafe me ne.

Teksa po e pyesja se ç’kish ndodhur dhe ç’ish vendosur në mbledhje, me gjysëm zëri më tha: Nuk kam frikë nga aty brenda, do jem e sigurt. Kam frikë të qëndroj pa ju në këtë periudhë.

Nuk e mohoj që u emocionova, por pa e dhënë veten në sy të saj. Arrita të reflektoj me qetësi, siç kam bërë në gjithë këtë periudhë “paniku” e dola në disa konkluzione të thjeshta.
Sot hero nuk është shishja e dezinfektantit, as maska, as letrat e lagura. Sot heronj janë mjekët, infermierët, doktorët, sanitarët.

Po po. Sot heronj janë këta persona që i kemi përdhosur imazhin ndër vite si hajdutë, të paaftë, lekistë, të papërgjegjshëm se nuk na injektojnë dot ilaçin që mungon në raft për mijëra arsye që populli nuk i di.

Do jenë bluzat e bardha, të cilët për hatër të pasionit dhe humanitetit për profesionin e tyre, do jetojnë së bashku me virusin.

Do arrijnë të mësohen me të, të luftojnë me të, ta zhdukin atë.
Lina ime dhe kolegët e saj do ndalojnë kohën e tyre për hatër të një elementi mikroskopik të quajtur COVID-19. Nuk dihet fati i Linës time dhe kolegëve të saj. Nuk dihet as sa do zgjasë “burgosja” e tyre brenda një spitali, as sa do më duhet ndoshta të qëndroj larg sime mëje, por di që sot bluzat e bardha janë i vetmi shpëtim që na ka mbetur.

Janë të vetmit që po luajnë çdo gur për hatër të mbijetesës së qenies njerëzore.
Shikojeni mirë fytyrën e Linës time, edhe të kolegëve të saj. Sot janë në një luftë me skemë dyportëshe “Ata kundër Coronavirusit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME