Kur zgjedhim ku të hamë, shumica prej nesh marrim në konsideratë lokacionin, markën, llojllojshmërinë e ushqimeve dhe rangun e çmimeve të menusë.
Ekziston një numër restaurantesh që ofrojnë përvoja unike. Megjithatë, që të arrihet kjo, çdoherë dihet se ka kosto. Sidoqoftë, është krijuar një listë restaurantesh më të shtrenjta në botë, ku shumica e tyre janë të vendosura në Japoni, Evropë Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndiqeni listën më poshtë:
Masa, Nju Jork

Ushqimi në këtë restaurant varion nga 350 dollarë për person. Pijet në dispozicion variojnë nga një minimum prej 400 deri në dy mijë dollarë.
Le Pre Catelan, Paris

Ky restorant luksoz është i vendosur në mes të Bois de Boulogne Park në Paris, Francë. Ushqimi në këtë restorant të modës fillon në rreth 85 dollarë. Ëmbëlsirat kanë çmim prej rreth 43 dollarë. Ushqimi ka çmim në rreth 255 dollarë duke përfshirë taksat dhe bakshishin. Një vakt një-ditor kushton rreth 199 dollarë për person.
Misoguigawa, Osaka, Kobe, & Kyoto

Ky restorant shërben ushqime franceze me finesa japoneze. Është vendosur në Kioto qendrore. Një vakt ushqimor kushton jo më pak se 162 dollarë. Një ushqim shumë më i specializuar kushton rreth 270 dollarë, duke përfshirë taksën.
Beige, Tokio

Ky restorant është i veshur në krye të ndërtesës Chanel në lagjen Ginza të Tokios. Ky restorant gjithashtu ofron kuzhinë franceze me finesa sezonale japoneze. Shërbimet kanë çmim prej rreth $ 259. Darka me 3 ose 4 porcionevjen me një çmim prej 147-190 dollarë.
Aragawa, Tokio

Restauranti njihet për shërbimin e mishit më të mirë në botë. Çmimi për ushqim arrin në rreth 341 dollarë për person.
Gordon Ramsay, Londër

Restauranti ofron meny sezonale që ka disa kurse dhe ka një çmim prej rreth 185-320 paund. Ky vakt i kushtueshëm mund të shoqërohet nga një shishe verë e kuqe, me çmim prej 20 paund.
Restaurant Crissier, Zvicër

Restoranti kryesor i kuzhinierit Benoit Violier u zgjodh si kuzhinier i vitit në 2013 në Zvicër. Disa prej pjatave të tyre shoqërohen nga supë me fruta të kuqe dhe kërpudha të pjekura verore, si dhe një mustak i bardhë i përgatitur me “lemongrass”. Pjatat e tyre kanë një çmim prej rreth 415 dollarë.
Ithaa, Maldive

Ky restorant u votua nga më të bukurit dhe më të çmuarit në botë në 2014-ën nga New York Times. Është rreth pesë metra nën ujë në Oqeanin Indian. Kjo i jep një pamje 180-shkallëshe të kopshteve kromatike që e rrethojnë. Restauranti ofron kuzhinë evropiane në një darkë. Çmimi i vaktit është 320 dollarë pa pije. Çmimi i përgjithshëm i darkës vjen në rreth 500 dollarë për person.
Sublimotion, Spanjë

Ky restorant nënujor konsiderohet si një vepër mbresëlënëse e artit. Mendohet të jetë destinacioni i preferuar për shtresën e pasur. Shpenzimet e përgjithshme në këtë restorant vijnë në rreth 2078 dollarë për person.
