Categories Lajme

10 vite në Angli! Qeveria britanike kërkon të dëbojë shqiptarin

Një shqiptar i cili jeton prej 10 vitesh në Britaninë e Madhe i është kërkuar të largohet nga vendi ishullor pasi është kapur duke punuar në të zezë në një restorant.

Megjithëse shqiptari ka qenë krejt i rregullt dhe pa asnjë precedent penal në Britani, atij i është kërkuar të largohet.

Emigranti shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka ndërtuar edhe familjen e tij në shtetin anglez, duke i lindur edhe dy fëmijët në këtë vend, por duket se qeveria britanike nuk e ka marrë parasysh këtë fakt. Ai u dërgua në qendrën e largimit të imigracionit në Harmondsworth, pranë aeroportit Heathroë. Ai i është komunikuar se ai do të dëbohet. Ky reagim i strukturave të qeverisë britanike ka ardhur 0pasi Ministria e Brendshme njoftoi planet për të shpejtuar largimin e azilkërkuesve shqiptarë të cilëve iu është refuzuar azili.

Shqiptari shprehet se qeveria britanike po sulmon në mënyrë të padrejtë shqiptarë teksa i referohet edhe qëndrimit të tij, teksa vë në dukje se ai ka respektuar vazhdimisht kërkesat e imigracionit duke raportuar çdo dy javë në Home Office.

“Është sikur kam më kanë vendosur shkelmin në fyt dhe po më mbytin,” tha ai, duke folur nga qendra e deportimit.

“Erdhën për të kontrolluar restorantin ku unë punoj, më shumë se 10 prej tyre, të gjithë me uniforma. Ata thanë se kishin informacione se aty ndodhej punonjës në të zezë dhe filluan të pyesnin njerëzit për mua. Ata nuk më dhanë asnjë shpjegim, vetëm më çuan në stacionin e policisë, më mbajtën atje dhe më pas në qendrën e imigracionit. Po më trajtojnë si kafshë”, është shprehur shqiptari për The Guardian.

Burri, i cili po mbahet me akuzën se i janë shteruar të drejtat e tij për apelim, thotë se ai ka të drejtë pasi ka ndërtuar familjen në Britani dhe fëmijët i kanë lindur aty dhe kanë leje për të qëndruar. Ai beson se qeveria britanike po godet me të drejtë shqiptarët.

“I gjithë ky vend [Harmondsëorth] është plot me shqiptarë. Duket sikur po na rrethojnë për të na futur larguar që këtu. Djali me të cilin po ndaj qelinë, është po ashtu shqiptar. Për mua kjo është hakmarrje ndaj nesh. Duket se qeveria po gjen boshllëqe ligjore për të na deportuar. Të gjithë janë kaq të shqetësuar dhe të frikësuar – sa nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me ne”, shprehet shqiptari.

Të enjten, Ministria e Brendshme bëri të ditur se kishte arritur një marrëveshje me qeverinë shqiptare për të deportuar shqiptarët të cilëve iu është refuzuar azili.

Shifrat e fundit të publikuara nga qeveria britanike tregojnë se vetëm në 6 muajt e fundit në Britaninë e Madhe kanë mbërritur me gomone 2,165 shqiptarë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME