Categories Lajme

10-vjeçarja me zhvillim të vonuar pa mësuese ndihmëse, ZVAP Shijak pret vendimin e Kempit, të miturës i ndërpritet ndihma sociale

Eleni Marsela vetëm 10 vjeç jeton në qytetin e Shijakut bashkë me familjen e saj. 10 vjeçarja shkon në klasë të 4-t, por ka një mori diagnozash si prapambetje e lehtë mendore, zhvillim në të folur, probleme me të ecurën (ku për te cilën është operuar, por pa rezultat).

Mamaja e Elenit tregon se vajza e tyre në vitet e mëparshme ka patur një mësuese mbështetëse, por këtë vit nuk mund ta ketë më si pasojë e ndërprerjes së Kempit. Ajo gjithashtu tregon se vajza shkon në shkollë, por në klasë nuk ka një mësues mbështetës edhe pse psikologia e shkollës 9 vjeçare Rreth ‘Muharrem Plaku’ bashkë me drejtorin e kësaj shkolle kanë pohuar që vajzës i duhet mësuesja, por me në vendim Kempi. Nëse vendimi i përfitimit të Kempit do të jetë negativ, 10 vjeçarja mbetet pa mësues. E intervistuar nga gazetarët e Fiksit, Eleni shihet dukshëm që ka vështirësi në komunikim, lexim dhe në të shprehur.

Gazetarët e Fiksit dërgojnë prindin e 10 vjeçares,  së pari në drejtornë e shkollës ku ky i fundit i thotë se  po nuk ka marrë kempin nuk mund ta trajtohet me mësuese ndihmëse.

Kështu prindi drejtohet për të disatën herë në ZVAP Shijak ku edhe aty i thuhet se pa kempin nuk mund të ofrohet mësuese ndihmëse , për të përfituar këtë të fundit prindi i 10 vjeçares duhet patjetër të vendosë në dispozicion fletën e vendimit të kempit që është aktiv, sepse ky është kushti kryesor.  Në lidhje me problemin e nxënëses Eleni Marsela së shkollës 9 vjeçare Muharrem Plaku në qytetin e Shijakut, redaksia e emisionit Fiks Fare ju drejtua me një kërkesë për informacion Ministrisë së Arsimit ku pyeti mbi proçedurat që nevojiteshin për përfitimin e mësueses ndihmëse me fëmijë më statusin AK (Aftësi e Kufizuar). Kjo Ministri tha se në zbatim të Urdhërit nr. 31 datë 28.01.2020 për “ Miratimin E Rregullores Për Funksionimin E Institucioneve Arsimore Parauniversiatre Në  Republikën E Shqipërisë”, Kreu XIV, Neni 80, pika 6 është e detyrueshme që  personi i cili ushtron përgjegjësinë prindërore të paraqesë raportin vlerësues nga komisioni mjekësor, kur fëmija është i vlerësuar nga ky komision. Në mungesë të një raporti nga KMCAP, KMD (Komisioni Multidisiplinar) rekomandon paisjen me raport mjekësor nga KML (Komision i Mjekësisë Ligjore) pranë poliklinikave shëndetësore përkatëse.

Kështu gazetarët e Fiksit ju drejtuan Zyrës Arsimore për të pyetur se përse kjo zyrë nuk e njeh KML.  Pasi gazetarët e Fiks Fare i tregojnë ligjin dhe interpretimin që ka bërë Ministria e Arsimit ata shprehen se do të konsultoheshin për rastin dhe do të kthenin një përgjigje, ku dhe do të adresonin prindin për proçedura të mëtejshme. Vetëm 2 ditë pas interesimit të gazetarëve të Fiks Fare prindi i 10 vjeçares kontakton me gazetarët dhe  tregon se është marrë në telefon për të shkuar në ZVAP, ku është takuar me drejtorin e shkollës psikologen dhe me punonjëset e ZVAP dhe i është thënë se duhet të plotësojë raportin dhe ta dërgojë në ZVAP./ Fiks fare

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME