Identiteti i një blogereje britaniko-australiane dhe i të dashurit të saj po përballen me një dënim prej dhjetë vjet në një burg iranian për fluturimin e një droni pa leje në qiejt e vendit.
Jolie King dhe inxhinieri australian i ndërtimit Mark Firkin u arrestuan në korrik pasi u kapën duke operuar dronin pranë Teheranit pa licencë.
Dyshja, të cilët kanë 19,000 ndjekës në Instagram, më parë ishin larguar nga rutina e tyre në mënyrë që të udhëtonin botën së bashku.
Transmetuesi në gjuhën Persiane Manoto TV zbuloi emrat e blogereve në Twitter brenda natës, pavarësisht përpjekjeve diplomatike për t’i mbajtur ata nën anonimat.
Në kohën e arrestimit çifti kishte udhëtuar në tokë nga njëra anë e botës në tjetrën dhe duke dokumentuar aventurën e tyre në rrjetet sociale.
Lajmet për arrestimin e tyre dolën të martën, në të njëjtën kohë kur u zbulua një tjetër grua britaniko-australiane një akademike që studionte në Kembrixh e cila gjithashtu është arrestuar për të njëjtën arsye.
Mendohet se çifti dhe gruaja tjetër aktualisht po mbahen në burgun Evin në Teheran.
Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net