Categories Showbiz

10 vjet nga humbja e aktores Murphy, ende mister ndarja e saj nga jeta

Janë bërë 10 vjet nga jeta të aktores së famshme amerikane Brittany Murphy. Dhe një dekadë më vonë vdekja e saj mbetet mister. Ajo u rrëzua dhe vdiq në dyshemenë e banjës në moshën 32-vjeçare. Në atë kohë, nëna e saj Sharon tha se Brittany ishte ankuar se kishte probleme me frymëmarrjen.

Ajo tha se myku toksik që u gjet në shtëpinë e Brittany mund të ketë kontribuar në vdekjen e së bijës. Në autopsinë e aktores së ndjerë u përmend pneumonia, anemia e shkaktuar nga mungesa e hekurit dhe një përzierje të ilaçeve pa recetë.

Bashkëshorti i saj Simon Monjack, 40-vjeç në atë kohë, vdiq vetëm pesë muaj më vonë nga pneumonia. Ai gjithashtu kishte marrë disa ilaçe pa recetë në kohën e vdekjes së tij. Në vitin 2013, babai i Brittany, Angelo Bertolotti u bëri analizat dhe testet flokëve të saj. Analizat nxorrën nivele të larta të metaleve toksike, përfshirë barium, i cili përdoret në disa helme miu.

Angelo Bertolotti tha se bëhej fjalë për vrasje. “Po është helm. Kam ndjenjën se bëhet fjalë definitivisht për vrasje,”- tha ai. Sharon sulmoi bashkëshortin duke thënë se ai nuk ishte një baba i përgjegjshëm dhe se rezultatet e analizave bazoheshin në prova jo bindëse. Angelo vdiq në janar 2019. 92-vjeçari ishte i pavetëdije për muaj të tëra para vdekjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME