Categories Lajme

100 mijë pensionistë 75 vjeç e lart, përfitojnë kartën e identitetit pa afat

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare Ermonela Felaj Valikaj tha sot se u votua unanimisht që të moshuarit 75 vjeç e sipër të pajisen me kartë identiteti pa afat.

Felaj tha se duhet gjithmonë të jemi të vëmendshëm për të moshuarit; t’i mbështesim dhe të njohim çdo nevojë të tyre. “Sot në Komisionin e Sigurisë, votuam në mënyrë unanime, që të moshuarit 75 vjeç e sipër, në rastin që duhet të pajisen me kartë identiteti, kjo e fundit të jetë pa afat”, u shpreh ajo. “Jane mbi 100 mijë pensionistë, nga 75 vjeç e sipër, që brenda këtij viti, do të përfitojne karta ID të vlefshme deri në fund të jetës”, theksoi ajo.

Po ashtu Felaj shtoi se “mund te duket modeste, por është një hap i parë, që doemos duhet pasuar nga krijimi i lehtësive të ngjashme, duke filluar që nga mosha 70 vjeç.“Kontrata koncensionare për kartat e ID, përfundon në vitin 2022,  dhe deri atëherë, uroj që përvoja e fituar të mund të transferohet në një kontraktim që mbron çdo kategori të ngjashme apo më të brishtë të shoqërisë”, tha ajo

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME