Categories Lajme

104 raste të reja, Lajmi i mirë në 24 orët e fundit 85 qytetarë janë shëruar, 0 raste të reja në Vlorë

Rekord viktimash dhe rastesh të reja infeksioni nga koronavirusi janë regjistruar në 24 orët e fundit. Në përditësimin e fundit të bërë nga Ministria e Shëndetësisë mësohet se 5 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa në 564 testime të kryera për Covid-19, 104 kanë rezultuar pozitive. Te Infektivi ndërruan jetë një 45 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 64 vjeçar po nga Tirana dhe një 68 vjeçare nga Pogradeci. Ndërkohë që te Sanatoriumi humbën jetën një 45 vjeçare nga Kruja pa sëmundje të tjera dhe një 77 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.

Me rastet e sotme të viktimave numri i të vdekurve që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë ka shkuar në 128. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 11 pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 60 raste në Tiranë, 9 në Fier, 8 në Krujë, 7 në Elbasan, nga 4 raste në Berat, Kukës, nga 2 raste në Korçë, Lezhë, Pogradec, Përmet, nga 1 rast në Shkodër, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Klos. Lajmi i mirë është që në 24 orët e fundit  85 qytetarë janë shëruar.

COVID-19 – Statistika (24 Korrik 2020)
Testime totale                   37875
Raste pozitive                   4570
Raste të shëruara             2608
Raste Aktive                     1834
Humbje jete                       128 (Qarku Tiranë 67, Shkodër 20, Durrës 18, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 3, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë                   962, Durrës                  209, Shkodër               196, Vlorë                     97, Lezhë                    83, Korçë                    66,Fier                        58, Elbasan                 49, Kukës                    43, Berat                     31, Gjirokastër            20, Dibër                     20

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME