Categories Lajme

107-vjetori i Policisë/ Lleshaj: Po punojmë në dy drejtime për të luftuar krimin

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e ka cilësuar Policinë e Shtetit si institucionin më të rëndësishëm për publikun.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e 107-vjetorit të këtij institucioni, Lleshaj pohoi se sot vendi po punon në dy drejtime kryesore: përmirësimin e kuadrit ligjor në luftën kundër krimit dhe fuqizimin e kapaciteteve dhe modernizimin e pandërprerë të Policisë së Shtetit.

“Sot është dita për ta drejtuar vëmendjen tek të gjitha ata burra dhe gra që për më shumë se një shekull shërbyen në Policinë e Shtetit. Mirënjohja drejtohet tek ata që dhanë jetën. Më vjen mirë që sot shumë veteranë të cilëve i shpreh mirënjohjen. Nëse brezat e mëparshme ja dolën me shumë mund, ne do ia dalim me më shumë kushte. Policia kryeson listën e institucioneve më të besuara për publikun. Ne e dimë mirë se çfarë duhet të arrijmë, cila është rruga për këtë. Qeveria shqiptare po punon në dy drejtime, përmirësimi i kuadrit ligjor në luftën kundër krimit dhe fuqizimi i kapaciteteve dhe modernizimi i pandërprerë i Policisë Shtetit. Ky inaugurim sot është vetëm një element. Në ditët në vijim do kemi projekte të tjera. Një tjetër fushë e rëndësishme është siguria rrugore. Do synohet  një nivel shumë herë më i përmirësuar. I uroj të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Shtetit gëzuar përvjetorin e 107”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME