Categories Lajme

“11/11, 11:11”, Xhensila dhe Besi mirëpresin në jetë djalin dhe zbulojnë emrin e veçantë

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë bërë prindër për herë të dytë. Dyshja e njohur kanë mirëpritur sot një djalë dhe lajmin e kanë dhënë pak më parë në rrjetet sociale me një foto të dorës së bebushit.

Fëmija ka ardhur në jetë në orën 11:11 të paradites, në datën 11 nëntor dhe Xhensila dhe Besi kanë vendosur ta quajnë Amen.

Përkrah fotos, Xhensila ka shkruar:

11/11 11:11 Am AMEN

Çfarë rrugëtimi kemi pasur të dy së bashku në 9 muaj, biri im… Vetëm ne të dy në çdo vështirësi brenda 1 trupi. Ti i tregove mamit forcën tënde, e unë mora forcë vetëm nga ti. Që tani e shikoj madhështinë tënde, biri im. Misioni më i bukur i jetës sime është lumturia jote dhe e motrës tënde. Lutja ime për Ajkën dhe ty është t’i keni duart e bashkuara gjithë jetën, të frymëzoni zemrat e njerëzve si motra dhe vëllai më i mirë për njëri-tjetrin.

Të rritesh i fortë në shpirt, biri im, paç vullnetin për të bërë gjithçka në rrugën e Zotit.

Amen… @bes_kallaku

Me të njëjtën foto, edhe Besi ka ndarë ndjesitë e para, duke shkruar:

Ashtu si mbyllet fundi i çdo lutjeje me Amen, ashtu u mbyllën dhe ditët e pritjes tënde, Amen!!! Ashtu qoftë, është kuptimi i fjalës Amen, në dakordësi me Zotin për ty, ashtu qoftë! Për çdo Haleluja ka një Amen, për ty Amen ka një Haleluja!     #amen #lavdiZotit @xhensilamyrtezaj

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME