Categories Lajme

Foshnja e porsalindur u gjet në bodrumin e pallatit dhe ndërroi jetë në spital, gjykata liron nga qelia 30-vjeçaren

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, për 30-vjeçaren që braktisin foshnjën e saj në një bodrum pallati në zonën e Yzberishtit në Tiranë Avokati i saj ka kërkuar kryerjen e një akt eskpertimi psikik, për të vlerësuar gjendjen mendore të saj.

Ngjarja e rëndë u regjistrua katër ditë më parë, kur foshnja e seksit mashkull u gjet në një divan në bodrumin e pallatit. Bebja u transportua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë disa orë më vonë. Në momentin që është dërguar në reanimacion foshnja ka qenë i mbuluar me gjak e baltë.

Foshnjës i është konstatuar hipotermi e thellë, gërvishtje e syrit të majtë, të gojës, të gishtave të dorës së djathtë me falanga të ruajtura, të cilat u evidentuan pas larjes së bebes. Pas ngjarjes, policia arrestoi nënën 30-vjeçare e cila ka deklaruar se ishte e pamartuar dhe se kishte fshehur shtatzëninë nga familja e saj.

Në dëshminë e dhënë 30-vjeçarja u shpreh se ishte ndjerë në presion pasi familjarët e saj nuk kishin ditur gjë për shtatzaninë dhe se i dashuri i saj e kishte braktisur duke mos u interesuar për të.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME