Categories Lajme

11 të plàgòsur nga lëkundjet e tërmetit në Greqi

Inxhinierët në Greqinë qendrore kanë vlerësuar dëmet nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.3 që plagosi të paktën 11 njerëz dhe dëmtoi shumë ndërtesa duke hapur panik. Sipas “RTL Today”, zyrtarët e mbrojtjes civile thanë që ishin vendosur tenda në një stadium lokal për strehim të përkohshëm, përveç pesë hoteleve në qytetin Trikala dhe Larissa.

Agjencia Shtetërore e Lajmeve “ANA”, bëri me dije se përveç shtëpive, ekipet inspektuan shkollat, spitalet dhe ndërtesat e tjera publike në zonë. Guvernatori lokal tha se të paktën njëqind shtëpi dhe ndërtesa të tjera në zonën më të gjerë, përfshirë kishat, ishin dëmtuar.

Ministria e Kulturës bëri me dije se 4 kisha, përfshirë një që daton nga shekulli i 17-të, ishin dëmtuar. Sipas vëzhguesit të Athinës, epiqendra ishte 16 kilometra (10 milje) në jug të qytetit të Elassona dhe 8 kilometra e thellë.

Greqia është goditur në mënyrë sporadike nga tërmetet, kryesisht në det dhe pa shkaktuar viktima. Në tetor, një tërmet me madhësi 7.0 goditi në Detin Egje midis ishullit grek të Samos dhe qytetit të Izmirit në Turqinë perëndimore. Kujtojmë se dy adoleshentë humbën jetën në ishullin Samos në shembjen e një ndërtese.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME