Categories Showbiz

“Grabocka ishte pro Arilenës”/ Gazetarja: Ja pse u ndërrua juria 3 ditë përpara

Gazetarja Mira Kazhani ka komentuar situatën e krijuar pas mbarimit të Festivalit të Këngës dhe polemikave të shumta që u ndezën. E ftuar në studion e ABC News, Kazhani tha se ky festival ka shkaktuar një krisje në miqësinë mes Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockës. Sipas saj, kjo gjë vihet re në postimet e Alketa Vejsiut në rrjetet sociale, ku ajo ka folur në numrin njëjës dhe jo shumës si herët e tjera.

 Kazhani shton se krisja ka ardhur pasi Alketa ka qenë pro Elvanës, ndërsa Vera Grabocka ka favorizuar Arilenën.

 

“Festivali në RTSH ishte terapia më ë mirë për shqiptarët pas tërmetit të 26 nëntorit. Kam pyetur shumë burime të miat, të cilët më thonin se kishte patur një problem komunikimi mes regjisores dhe prezantueses së festivalit, Graboca- Vejsiu, gjë që u reflektua në fakt dhe në statusin e Alketa Vejsiut.

Kam bërë një lloj analize të statusit që bëri Vejsiu, dhe ndërkohë mund të themi pa frikë, që ishte e kuptueshme se në RTSH në festivalin e fundvitit, merr pjesë një DIVA si Elvana Gjata, dhe çdo njeri e kupton që kjo DIVA aty është për në Eurovizion.  edhe kënga ishte e përshtatur për stilin e Eurovizionit. Ka shumë gjykime për festivalin, sigurisht edhe festivali dëshmon mungesën e filtrave po ne nuk duhet të shqetësohemi kaq shumë për tekstet e këngëve në festival kur kemi fjalime analfabete në parlament.  

Festivali në RTSH do duhej të prezantonte klasin, elokuencën, mesazhin, kohën që jetojmë. Festivali gjithsesi nuk e ka nurin e viteve 90’, nuk e ka as prestigjin e periudhës së komunizmit. Mungesa e artit shihet gjithandej, te arti, te librat, te fjalimet në parlament është e kudogjendur. Jam dakord që duhet të ketë filtra. Kritikat ndaj festivalit këtë vit e zgjuan nga gjumi letargjik që kishte rënë prej vitesh, mirë apo keq Alketa Vejsiu e zgjoi nga gjumi festivalin.

Prezantimi i Alketës mu duk vërtetë i  mirë por njerëzit kanë mendimin e tyre. Në dukje Grabocka dhe Vejsiu kuptoheshin se kishin dy qasje të ndryshme pasi Alketa foli në njëjës, sepse tha “më fal Elvana, ti besove në vizionin tim”. Zakonisht Vejsiu ka folur në numrin shumës ndërsa këtë herë nuk e tha dhe dukshëm të gjitha fakte shkojnë që zonja Grabocka ka qenë pro Arilenës, e ka yllin e saj.

Janë të dyja aktore shumë të mira, Elvana është një gjë tjetër, ajo është Britney Spears shqiptar dhe do ja shmangja një lloj turpërimi. Ne duhet të fillojmë të vendosim filtra dhe festivali na kujtoi se si arti dhe se si çdo gjë tjetër në botë po bëhet pa filtra. Problemi qëndron pse 3 ditë përpara ndryshoi juria e festivalit kur ishte thënë që juria do jetë vetëm e huaj ndërkohë u ndryshua, përse u ndryshua? Pse u ndryshuan aq shumë rregulla në festival? Përgjigja është se janë thyer rregullat”, tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME