Categories Lajme

12 gjërat që drejtuesit e hoteleve me 5 yje nuk do të donin t’i merrnit vesh kurrë

Pavarësisht nëse stili juaj i jetesës ju lejon të qëndroni në to ose thjesht t’i admironi në Instagram, hotelet me pesë yje janë të lakmuar nga të gjithë. Hotelet më luksoze të botës të japin idenë se kanë gjithçka perfekte, pa probleme. Por, prapa skenave ndodhin më shumë gjëra nga sa mund të mendoni.

Një përdorues i Quora-s shtroi pyetjen: “Cilat gjëra në lidhje me hotelet me 5 yje, drejtuesit nuk duan që t’i dini?” Një numër njerëzish që pretendojnë të kenë përvojë në hotele të tilla, iu përgjigjën temës. Gjërat që ata thanë janë surprizuese.

Statusi juaj shoqëror ka rëndësi…

Drejtuesi i Zhvillimit të Biznesit Cameron Nezam, profili i të cilit në LinkedIn citon role të larta në Rosewood Hotels & Resorts dhe Mandarin Oriental Hotel Group, vuri në dukje se statusi juaj ju jep më shumë përparësi kur qëndroni në një hotel luksi.

“Një njeri i famshëm ose një klient i pasur do të ndiqet patjetër me më shumë vëmendje sesa një qytetar i rregullt në këto hotele,” shkroi ai.

…dhe ata shpesh e dinë kush jeni para se të arrini

Nezam tha që hotelet e nivelit të lartë përpiqen të kërkojnë në Google çdo klient që qëndron tek ata “për të marrë një ide se kush janë, si janë… dhe edhe një herë, rendit statusin e secilit. Kjo do të përcaktojë se çfarë dhome do t’i japin.”

Sjellja juaj regjistrohet në një bazë të dhënash

Çdo gjë që ju bëni do të regjistrohet. Nëse ankoheni se ju kanë dhënë një dhomë pranë një ashensori, kjo regjistrohet. Në këtë mënyrë ata të bëhen më të mirë në parashikimin e nevojave tuaja dhe ofrimin e shërbimit intuitiv që konsiderohet i nivelit me 5 yje.

Nuk mund të hyjnë në dhomën tuaj nëse keni vendosur tabelën “Mos shqetëso”

Nëse kjo nuk respektohet nga stafi, bëhet problem. Shpesh u japin dhoma falas njerëzve të famshëm dhe influencuesve… Kjo bëhet me qëllim për të marrë një postim promovues në Instagram.

…por kurrë nuk do të tregojnë se kush po qëndron atje

Ky është një rregull kryesor dhe shpesh punonjësve u kërkohet të nënshkruajnë një Marrëveshje të Mosdeklarimit para punësimit. Ata e kanë për detyrë të ruajnë sekretin.

“Njerëzit e famshëm nuk qëndrojnë kurrë me emrin e tyre të vërtetë dhe ne lejojmë që njerëzit të regjistrohen nën një pseudonim,” –rrëfen Bruce Claver, i cili thotë se ka mbi 25 vite eksperiencë në hotelet e luksit.

Ata do ta ruajnë privatësinë tuaj nëse keni një lidhje jashtëmartesore

“Ju do të shihni se njerëzit vijnë me të dashurën e tyre një fundjavë dhe pastaj me familjen e tyre një tjetër,” tha Nezam. “Stafi do të sigurohet që të mos përmendin rastësisht diçka.”

Do të trajtoheni më mirë nëse lini bakshish

Nezam shtoi: “Sapo të jepni bakshishe të mira, fjalët do të qarkullojnë dhe pjesa tjetër e stafit do të sillet më mirë ndaj jush.”

Edhe hotelet luksoze kanë buburreca

Kjo sipas Claver, i cili, me “20 vjet përvojë në mikpritjen luksoze në nivelin e pesë yjeve”, tha se “edhe kuzhinat e hoteleve më të mirëmbajtura kanë buburreca”.

Ka përfitime që ata nuk i reklamojnë…

Andrea Lopez, një punonjës në Mexican Beach Resorts që nga viti 2010, thotë se çdo hotel i mirë ka përfitime dhe komoditete që nuk i reklamojnë sepse nuk duan që mysafirët t’i shfrytëzojnë sa më shumë. Kjo mund të përfshijë shampanjë falas dhe luleshtrydhe të mbuluara me çokollatë, zbukurime speciale në dhomën tuaj, mëngjes falas etj.

…do të përfitoni më shumë duke u bërë miq me portierin

“Duke qenë se shumica e njerëzve u flasin keq ose ankohen për ta, portierët gjithmonë e vlerësojnë një klient që i trajton mirë”, tha Lopez. “Nuk mund të ketë aleat më të mirë sesa portieri, veçanërisht nëse jeni me pushime.”

Nëse dikush vdes, nuk do ta merrni vesh kurrë

Stephen J Serva Dei, i cili drejton një shërbim hotelierik, shkroi se njerëzit vdesin rregullisht në hotele – dhe institucioni do të bëjë gjithçka që mundet për ta bërë këtë gjë të kalojë pa zhurmë.

Kjo duke filluar nga njerëzit e moshuar që ndërrojnë jetë gjatë natës për shkaqe natyrore, deri tek ata që vdesin nga mbidozat e ilaçeve e madje edhe vetëvrasjet. Burimi: Business Insider

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME