Categories Lajme

12 sportistet më të rinjë të Shqipërisë në Sportin e Qitjes në një Aktivitet në Poligon Qitje Kondi Vlorë

Aktivitet i organizuar në sallen e poligon Qitje Kondi Vlorë, 12 sportistet më të rinjë të Shqipërisë në sportin e qitjes me arritjet më të mira gjatë gjithë vitit, pjesëmarrës e garës së sportistëve më të mirë, zhvilluar në Vlorë, ndërsa vjen në qytetin bregdetar për të dytin vit radhazi. Janë sportistët më të mirë, sportistë,të cilët kanë arritur rezultatet më të larta gjatë gjithë vitit, ndërsa ende politika e federates së qitjes është që aktivitete dhe kampionate të tilla kombëtare të zhvilohen në të gjithë vendin.

Në Vlorë vjen serish duke patur si qëllim edhe evidenmtimin e qitësve më të mirë gjatë gjithë vitit, në rezultatet e tyre. Kreu i federates Shqiptare të qitjes Stefan Kuka ka konfirmuar faktin se e rëndësishme ështe qitja si sport të tregojë vlerat e veta tek rezultatet e Sportistëve më të mirë, por edhe të arrijë të shpërndahet në të gjithë vendin. Qëllimi i aktivitetit të radhës në Vlorë, është jo vetëm evidentimi i lojtarëve më të mirë, por edhe vlerësimi i tyre për gjatë gjithë vitin.

Si rekordmene në kategorine 10 metra pushke me ajër, spotistja e ekipit Studenti Tina Hanxhara tregon se aktivitete të tilla janë të rëndësishme, por mbi të gjitha mbartin edhe më shumë emocion, sepse janë pikërisht sportistët më të mirë të gjithë vitit që janë pjesë e këtij aktiviteti. Në fund edhe vlerësimet për sportistët pjesëmarrës, në një ceremoni të zhvilluar në fund të garave, me vlerësimet qe sportistët e qitjes kanë marrë gjatë gjithe vitit, por mbi të gjitha me atë cfarë treguan në garat e rradhes, në aktivitetin e zhvilluar për herë të dyte në Vlorë. Në garimin e 12 sportistëve më të mirë, ku edhe gara ishte padyshim më e fortë dhe mjaft emocionuese. Për meshkujt vendin e parë e ka fituar Teuta, të dytin Tirana, ndërsa vendin e tretë Flamurtari,por rëndësi nuk kanë qenë cmimet dhe diplomat, por garimi në një kampionat me më të mirët e vendit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME