Categories Lajme

Vlorë/ Trageti St Damian njofton se do të ndërpres lundrimin për ditën e martë dhe të mërkurë

Kompania Tinstea shipping LDA me anë të përfaqësuesisë së saj Agjensisë EUROFERRIES,njofton udhëtarët dhe të gjitha institucionet në territorin shqiptar se për shkak të motit të keq, Trageti ST DAMIAN do të ndërpres lundrimin nga porti i Brindisit për në portin e Vlorës ditën e hënë në mbrëmje. Trageti do të rinis lundrimin nga porti i Brindisit të mërkurë  Dt. 13 Nëntor  ora  23.00 nga porti i Brindisit dhe do të mbërrij ne portin e Vlorës ditën e enjte  dt. 14 Nëntor  ora 7.00 dhe do të vazhdoj lundrimin sipas grafigut më herët të përcaktuar. Agjensia njofton se ditën e hënë nisja nga porti i Vlorës do të bëhet në oren 13.00.

Njoftimi i plotë i Agjensisë

Vlorë më : 10.11.2019

Subjekt : NJOFTIM

Drejtuar: Portit Detar Vlorë Sh.a

Kapiteneria e Portit Vlorë

Dega e Doganës Vlorë

Policia e Kufirit dhe Migracionit Vlorë

Të nderuar zotërinj,

Kompania TNITSEA Shipping LDA me qendër në MADERIA – PORTUGALI me adresë RUA 31 RIO DE JANERIO 31 FUNCHAL MADERIA PORTUGAL e cila operon në linjën e Transportit Ndërkombetar Detar Vlorë – Brindisi – Vlorë me anë të përfaqësueses të saj në Vlorë – Shqipëri, agjensia Detare “ EUROFERRIES ” me qendër në Vlorë në adresën Rr. “Hektor Shyti” ,  Pranë Portit Detar Vlorë me të drejta të plota ligjore dhe operacionale për përfaqësimin përpara autoriteteve  portuale dhe institucioneve të tjera në përputhje me legjislacionin kombëtar detar dhe legjislacione të tjera në fuqi, ju bën me dije se :

Në bazë të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike të përkeqësuara të detit në datën 11.11.2019 , trageti ST.DAMIAN nuk do të niset nga porti i Brindisit-Itali për në portin e Vlorës. Mbas përmisimit të kushteve hidrometeorologjike do të niset në datën 13.11.2019 rreth orës 23:00 dhe do të mbërrijë në portin e Vlorës në datën 14.11.2019 në orën 07:00 sipas grafikut që kemi me portin detar Sh.a Vlorë

Ju faleminderit!

Me Respekt Agron BRATAJ

Drejtor Operacional, Agjensia detare “Euroferries”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME