Është gjetur pa shenja jete, në Lagunën e Karavastasë, shtetasi Agim Shkoza 46-vjeç, banues në Divjakë.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se ky shtetas ka qënë duke peshkuar me varkë në lagunën e Karavastasë dhe gjatë natës dyshohet të jetë goditur nga një shkarkesë elektrike (rrufe). Ndërkohë policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.
