Categories Lajme

12 vjeçarja apel kryeministrit Rama: Të na ndërtojë një shtëpi (Video)

Familja Taraj nga Fushë Mamurrasi i Kurbinit, prej më shumë se 7 muajsh jeton në çadër, në kushte të papërballueshme mes dimrit dhe verës. Familja bën apel për ndihmë, ndërsa kryefamiljari tregon se nuk kanë përfituar asnjë përkrahje që prej rënies së tërmetit.

Kjo është Adela 12-vjeçare, që prej tërmetit të 26 nëntorit ka mbetur pa një strehë mbi kokë. Jetesa në çadër bashkë me familjen e saj, në kufijtë e të papërballueshmes e dëtyron 12-vjeçaren t’i drejtohet me një apel kryeministrit të vendit. “I bëj një apel xhaxhi kryeministrit të na ndërtojë një shtëpi sepse këtu është shumë e vështirë. Më vjen shumë keq prej babit dhe mamit dhe dy vëllezërve sepse jetojmë në ditë shumë të vështira”, tha e mitura.

Prej 26 nëntorit, ditës së tërmetit të frikshëm, çadra ka qenë streha e vetme e familjes që jeton në Fushë Mamurras të Kurbinit. Kryefamiljari Bilbil Taraj, i papunë tregon që nuk ka përfituar asnjë ndihmë dhe se jetesa përgjatë këtyre muajve ka qenë e vështirë, mes ekstremeve të dimrit dhe verës.

“Kemi që më 26 Nëntor në këtë gjendje, jemi në kushte shumë të këqija. Kërkojmë ndihmë prej shteti, jemi në gjendje shumë të keqe. Askush nuk na ka sjëllë ndihma dhe përkrahje”, tha kryefamiljari. Kjo familje me 5 anëtarë që jeton nën iluzionin një premtitmi për një shtëpi të re, të cilës gjurmët nuk i duken ndokund, zgjat thirrjen për ndihmë, me shpresën zëri i tyre do dëgjohet tek institucionet shtetërore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME